E-Diaspora

Pritje festive nga Ambasada e Kosovës në Zvicër

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch


Shkollat e muzikës zakonisht shquhen për zhurmën që krijohet brenda tyre gjatë luajtjes me instrumente të ndryshme muzikore. Por, mbrëmja e 17 Shkurtit 2016 në Shkollën e Muzikës në Muri të Bernës ishte përkujdesur për një ngjarje tjetër.

I shoqëruar nga familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij, ushtruesi i detyrës së Ambasadorit kosovar në Zvicër, Mustafë Xhemajli, në rolin e të zotit të shtëpisë priste delegacione, zyrtarë e miq të ndryshëm në mbrëmjen festive me rastin e 8-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Po, pra, Republika e Kosovës sapo mbushi 8 vjet.

Në këto 8 vjet shtet në Kosovë është bërë shumë, e shumë pritet të bëhet.

Pasi mbaroi pritja e të ftuarve, z. Xhemajli, tashmë në rolin e mikpritësit, pjesëmarrësve iu drejtua me një fjalim rasti në këtë ditë festive, ku tregoi në pika të shkurtra për arritjet e Kosovës në këto 8 vjet shtet i pavarur.

„Në vitin 2008 Kosova është bërë shtet që përbën stabilitet, paqe dhe respekt për të gjitha shtetet e rajonit, me të cilat ka miqësi dhe marrëdhënie shumë të mira, përfshirë këtu edhe Serbinë. Me gjithë vështirësitë e veta, ajo po ndërton demokracinë e saj institucionale“. Këto ishin fjalët hyrëse të ushtruesit të detyrë së ambasadorit të Kosovës në Zvicër, z. Mustafë Xhemajli.

Ai, ndër të tjera, tregoi edhe për dialogun konstruktiv mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ku për qëllim ka lehtësimin e jetës së banorëve të të dyja shteteve.
Z. Xhemajli theksoi edhe për rritjen e vazhdueshme ekonomike, edhe për gjatë kohës kur bota përballej me një krizë të thellë ekonomike. Duke cekur punën që është bërë në përmirësimin e infrastrukturës, siç janë ndërtimi i autostradave, Kosova ka treguar se po zhvillon një klimë të favorshme për investitorë të huaj.

Përmendi po ashtu edhe marrëveshjet kontraktuale me Bashkimin Evropian, duke nënvizuar këtu nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, si një hap të rëndësishëm në hyrjen e Kosovës në familjen evropiane.

Si një shembull të rrallë të tolerancës ndërfetare, z. Xhemalji mysafirët i njoftoi edhe me luftën aktive që po bën Kosova kundër ekstremizmit fetar, duke u radhitur kështu në aleancën e shteteve kundër Kalifatit islamiik, ISIS.

Në fund përmendi edhe raportet e mira diplomatike që Kosova ka kultivuar ndër vite me shtetin pritës, pra me Zvicrën, ku si pjesë e tyre ishte edhe vizita e delagcioneve të larta, siç ishte vizita e Presidentes së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga.

Në delegacionet diplomatike të shteteve të ndryshme të ftuara në këtë ngjarje festive kësaj radhe kishte edhe nga ato shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, siç ishin Paraguaji dhe Venezuela.

Ngjarja e pritjes festive me rastin e 8-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës kësaj radhe është bërë në bashkëpunim me Rrjetin i Bizneseve Shqiptare në Zvicër, një rrjet ky mjaft mirë i organizuar, me ç’rast në koktein e organizuar nga ana e tyre asesi nuk munguan promovimet e prodhimeve dhe ushqimeve tradicionale kosovare.