Të tjera

Promovohet Shqipëria në Washington DC

Një grup qytetarësh të Uashingtonit donin të dinin më shumë rreth Shqipërisë dhe këtë u mundësoi ambasadorja shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

Në fjalën e saj përshëndetëse, ambasadorja Floreta Faber i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë event që pasqyron më së miri interesin e tyre për vendin tonë. Më tej, ambasadorja u bëri një ekspoze të pranishmëve rreth historisë, traditave dhe kulturës shqiptare si edhe i njohu ata me mundësitë që ofron vendi ynë në fusha të ndryshme.

Duke iu përgjigjur interesit të tyre për mundësitë e turizimit në Shqipëri, ambasadorja i ftoi ata të vizitonin Shqipërinë dhe të shijonin nga afër bukuritë natyrore që ofron vendi ynë.

Po ashtu, aktiviteti u shoqërua me gatime, pije dhe muzikë shqiptare, të cilës nuk mund t’i mungonte debutimi i të pranishmëve në kërcimet tona tradicionale.

Promovimi i Shqipërisë mbetet një nga prioritetet e Ambasadës së Shqipërisë në Uashington DC, përcjell albinfo.ch.