Lajme
Pse bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte shtazore në BE?

Edhe pse kanë kapacitet që produktet e djathit, mishit e ato me përmbajtje shtazore t’i eksportojnë, bizneset kosovare nuk po arrijnë që t’i shesin në shtetet e Bashkimit Evropian. Kjo pasi Kosova nuk i plotëson kërkesat për eksport të këtyre produkteve në këto shtete.
Bizneset thonë se po dëmtohen, ndërsa nga Dhoma e Tregtisë kërkojnë që të bëhet një zgjidhje.
Me gjithë kërkesat e shumta që kanë, bizneset në Kosovë nuk po arrijnë të eksportojnë produktet e tyre me origjinë shtazore në shtetet e Bashkimit Evropian. Kjo për shkak se Kosova nuk po i plotëson kriteret e BE-së për t’i eksportuar të njëjtat.
Afaristi Burim Piraj, thotë se vazhdimisht kanë kërkesa për eksport të produkteve të tyre.
“Kemi kërkesa edhe nga Britania e Madhe por, që kohët e fundit ato kërkesa janë zvogëluar pasi të gjithë e kanë kuptuar që ne nga Kosova nuk mund të eksportojmë produkte me origjinë shtazore”, tha ai.
Sipas Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, bizneset në Kosovë kanë përmbushur të gjitha kriteret për eksportimin e produkteve të tyre me origjinë shtazore. Nga kjo Dhomë kanë kërkuar që institucionet së bashku të gjejnë një zgjidhje për këto biznese.
Kushtrim Ahmeti, koordinator në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë tha se ata kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për këtë çështje.
“Në këtë rast po humbin bizneset tona, ekonomia e vendit po pëson, bizneset po pësojnë, mundësi të rritet numri i punëtorëve po pëson. Sepse s amë shumë që ka eksport atëherë nevoja është edhe për rritje punësimi, pra është një zinxhir shumë i madh ekonomik që po përjeton dëme nga një pamundësi që është shumëvjeçare”, tha Ahmeti.
Ndërsa, nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë përmendur kriteret të cilat nuk janë plotësuar në mënyrë që t’i jepet drita e gjelbër eksportit.
Lamir Thaçi, zëdhënës i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ka treguar se aktualisht vetëm një biznes në Kosovë eksporton produktet shtazore në shtetet e BE-së.
“ Ne duhet fillimisht si shtet të jemi anëtare e disa organizatave, ku përfshihet edhe Organizata për Shëndetin e Kafshëve dhe pas anëtarësimit që do të behet në këto organizata, i kemi edhe disa detyra të shtëpisë që duhet t’i kryejmë për disa vite ku i nënshtrohemi auditimeve të ndryshme”, tha ai.
RTK ka kërkuar një qëndrim edhe nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, megjithëse nga e njëjta kanë kërkuar që për këtë çështje t’u drejtohen AUV-it.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hobi i veçantë i Egzonit që po mirëpritet në rrjetet sociale Egzoni (29) nga Aargau jeton me distrofi muskulare – një sëmundje që vazhdimisht i dobëson muskujt....
-
Në Vjenë festohet 17-të vjetori i Pavarësisë së Kosovës
-
Shqiptarja nga Kosova, inxhiniere softuerike në “NETFLIX”
-
Vjenë: Një recital i shkëlqyeshëm me piano nga Kosti Deti
-
Albania School “Pjetër Budi” në Liverpool organizon koncert festiv për festën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Nga një marsi në Zvicër do hyjnë në qarkullim veturat pa shofer Automjetet e automatizuara, të cilat kontrollohen nga softueri dhe jo nga drejtuesit fizikë, u është dhënë...
-
Pse kaq pak britanikë po marrin leje pune në Zvicër?
-
Banorët kthehen për dy orë në Brienz: Duket si vend fantazmë
-
Si i vonojnë avokatët projektet e ndërtimit pavarësisht mungesës së banesave
-
Sulmet në ATM: “Është vetëm çështje kohe kur do të ketë viktima”