Lajme
Pse burrat ngurrojnë më shumë se gratë për ta vendosur maskën?
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar që të bëhet e obligueshme vendosja e maskave në hapësira publike gjatë kësaj kohe ku e gjithë bota po ballafaqohet me pandeminë COVID-19.
Një hulumtim i fundit, i bërë nga Valerio Capraro nga Unviersiteti i Middlesex-it dhe matematikania kanadeze, Helene Barcelo nga Instituti Shkencor Matematikor në Berkeley, ka treguar se burrat po ngurrojnë më shumë se gratë për të vendosur maskën gjatë pandemisë. Gjithashtu po vdesin më shumë se sa gratë nga koronavirusi. Por, pse veprojnë ata kështu?
Nga hulumtimi, i cili përfshiu në sondazh rreth 2,500 persona në Shtetet e Bashkuara, zbuluan se burrat jo vetëm që ngurrojnë më shumë se gratë për të vendosur maskën, por gjithashtu mendojnë se vendosja e maskës është e turpshme, nuk është diçka që duket bukur dhe është shenjë e dobësisë.
“Burrat janë më pak të prirur që të vendosin maskë dhe një nga arsyet kryesore është që ata besojnë se relativisht nuk do të preken nga sëmundja”, tha Dr.Capraro, përcjell albinfo.ch.
Sipas saj, kjo është edhe arsyeja pse koronavirusi po prek më shumë burrat se gratë.
“Kjo është veçanërisht ironike, sepse statistikat zyrtare tregojnë se koronavirusi i prek burrat më seriozisht sesa gratë”, shtoi ai.
Sipas studimeve të tjera, është dëshmuar se burrat janë gjithashtu më të pakujdesshëm për pastrimin e duarve. Në bazë të një sondazhi, 65 për qind e grave dhe vetëm 52 për qind e burrave kanë thënë se i pastrojnë duart rregullisht.
Në Shtetet e Bashkuara, në këto sjellje si duket po ndikojnë edhe bindjet politike. Përkrahësit e Partisë Republikane dhe presidentit të tanishëm, Donald Trump, janë më pak të prirur të vendosin maska sesa përkrahësit e Partisë Demokratike, sipas disa sondazheve.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













