Lajme

SHBA: COVID 19 sulmon pacientët me diabet me ritme alarmante

Darrell Cager, 64 vjeç, kishte diabet. Kështu që vajza e tij më e vogël e nxiti atë që të kërkojë ndihmë nga mjekët. Të nesërmen, ai  vdiq në shtëpinë e tij në New Orleans.

Vajza shpejt mësoi shkakun: COVID-19. Certifikata e tij e vdekjes vuri në dukje diabetin si një gjendje themelore.

Brumfield, i cila jeton në Teksas dhe gjithashtu ka diabet, është e “tmerruar” që një gjë e tillë mund t’i ndodhë edhe asaj.

“Unë po mendoj, Zot, kjo mund të më ndodhë edhe mua”, tha ajo, duke folur për vdekjen e babait të saj në fund të marsit.

Një studim i ri qeveritar në SHBA tregon se gati 40% e njerëzve që kanë vdekur me COVID-19 kishin diabet.

Mes vdekjeve të atyre nën 65 vjeç, gjysma kishin gjendje kronike.

Jonathan Wortham, një epidemiolog i CDC që drejtoi studimin, i quajti gjetjet “jashtëzakonisht të habitshme”, me implikime serioze për ata me diabet.

Një studim i veçantë i shteteve zbuloi një normë të lartë të personave me diabet që kanë vdekur nga COVID-19 në 12 shtete në SHBA.

Mjekët paralajmërojnë se pandemia e koronavirusit indirekt mund të çojë në një rritje të ndërlikimeve të lidhura me diabetin, humbje të shikimit, sëmundje të veshkave dhe dializë, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.

Studiuesit janë përpjekur për muaj të tërë për të zbuluar lidhjet mes diabetit dhe koronavirusit, duke zbuluar një seri dobësish.

Virusi synon zemrën, mushkëritë dhe veshkat, organet tashmë të dobësuara te shumë pacientë me diabet. COVID-19 gjithashtu vret më shumë njerëz të moshuar, obezë ose ata që kanë tension të lartë, shumë prej të cilëve gjithashtu kanë diabet, sipas studimeve.