Shqipëria
Punon si vullnetar, infermieri nuk e do Gjermaninë
Për Selmanin, Gjermania nuk është në planet e tij. Joshja e infermierëve ndaj këtij shteti, e shtyn atë të mendojë më tepër për vendin e tij të lindjes
Çdo mëngjes Selmani vesh bluzën e bardhë dhe nis shërbimin mjekësor pranë Spitalin të Bulqizës. 19-vjeçari nuk e ka përfunduar ende gjimnazin, por kjo nuk e ka penguar atë që të ndjekë ëndrrën e tij për t’u bërë mjek.
“Unë ndjek arsimin profesional në drejtimin shërbim social-shëndetësor. Është viti i dytë që punojë si vullnetar. Ëndrra ime është që të ndjek studimet në Turqi për mjekësi, dhe shpresoj t’ia dalim mbanë që të jap një kontribut në fushën e mjekësisë në zonën time të Dibrës”, shprehet Selman Daka, 19 vjeç, raporton “TCH”.
Çdo ditë ai thotë se shikon veten pjesë të mjekësisë. “Mision, le të themi mjekësia. Është shumë i vështirë, por do shumë dëshirë, pasion dhe vullnet por më shumë do dashuri që t’i dhurosh pacientëve, t’i bësh të lumtur. Të gjitha shpresat e pacientëve mbeten tek bluzat e bardha, pothuajse, shpëtimin e jetëve. Nëse nesër do të bëhem një mjek, kontributin tim do ta jap në zonat më të thella, atje ku ka nevojë shpëtimi i jetëve”, tha Selman Daka, përcjell albinfo.ch.
Për Selmanin, Gjermania nuk është në planet e tij. Joshja e infermierëve ndaj këtij shteti, e shtyn atë të mendojë më tepër për vendin e tij të lindjes.
“Shqipërisë i duhet integrimi në BE, por kontributi në atdhe, sepse nëse largohemi ne, kush do t’i shërbejë këtij vendi? Kush do t’i shërbejë komunitetit ku jetojmë? Ne jemi shpresa. Jemi e ardhmja e këtij vendi, që duhet thënë, kontribut pa masë atdheut”, u shpreh ai.
Në gjashtëmujorin e parë të vitit, të paktën 2500 infermierë janë larguar drejt shtetit gjerman, ndërsa mijëra të tjerë janë ende në pritje.
Me këtë shifra në rritje, Shqipëria rrezikon seriozisht të humbasë një pjesë të shërbimin shëndetësor në një kohë të shkurtër.
E-Diaspora
-
Lidhja Shqiptare në Botë përtërin radhët e veta LSHB është në vlugun e punëve për të bërë përtëritjen e radhës, në prag të kuvendeve...
-
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart dhe Vjenë
-
Mira Murati me startupin e saj të ri në fushën e inteligjencës artificiale
-
Shtëpia e Kosovës gjatë Forumit Ekonomik Botëror shfaqi panele dhe diskutime depërtuese
-
Deri tani janë regjistruar 60.796 mijë mërgimtarë për të votuar në Zgjedhjet e Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Fjalimet më të rëndësishme të Forumit Botëror Ekonomik Trump, lufta në Ukrainë dhe një luftë tregtare e frikshme – këto ishin temat mbizotëruese në...
-
Trenat vazhdojnë të ngadalësohen në Zvicrën frëngjishtfolëse dhe shpejtohen në Zvicrën gjermanishtfolëse
-
Çfarë pritet nga referendumet e Zvicrës më 9 shkurt?
-
Trajtimet dhe barnat që sigurimi juaj shëndetësor zviceran nuk mund të mbulojë në të ardhmen
-
Punët në Zvicër që kanë pasur rritje më të madhe të pagave