Bota
Putini i tërheq 25 miliardë dollarë nga bankat
Putini njoftoi një plan shpenzimesh prej 400 miliardë dollarësh për sektorët, përfshirë infrastrukturën, strehimin dhe shëndetësinë.
Ministria e Financave në Rusi tërhoqi 25 miliardë dollarë nga dy bankat kryesore në vend gjatë muajit dhjetor, në kuadër të një programi stimulimi të urdhëruar nga presidenti Vladimir Putin, raporton Reutersi.
Në maj të vitit 2018, menjëherë pas rizgjedhjes së tij, Putini njoftoi një plan shpenzimesh prej 400 miliardë dollarësh për sektorët, përfshirë infrastrukturën, strehimin dhe shëndetësinë. Kjo sipas tij, për të çuar ekonominë ruse në pesë më të mirat në botë deri në vitin 2024.
Por, projekti hasi në vështirësi dhe muajin e kaluar Putini emëroi një qeveri të re për t’u përqëndruar në realizimin e qëllimeve strategjike.
Ministria e Financave në dhjetor tërhoqi 868 dhe 684 miliardë dollarë, përkatësisht nga bankat Sberbank dhe VTB.
Në të njëjtën kohë, shpenzimet buxhetore u rritën në 3.3 trilionë dollarë nga 1.4 trilionë në nëntor, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave.
Në janar, Raiffeisenbank-a, pasi analizoi të dhënat e Bankës qendrore, nxori në pah një rënie të ngjashme në fondet e ministrisë, të depozituara pranë bankave, duke thënë se nevoja për të shpejtuar në shpenzimet strategjike ishte arsyeja kryesore.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














