Lajme

Putini: Nga sanksionet, Rusia do të përfitojë

Edhe një herë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka paralajmëruar shtetet që të mos vendosin sanksione të tjera mbi shtetin e tij.

Sipas tij, ata që refuzojnë të bashkëpunojnë do ta dëmtojnë veten – ashtu si Rusinë, raporton BBC, përcjell albinfo.ch.

Por, pavarësisht dëmtimit, ai ka thënë se shteti i tij po zhvillon “kompetenca të reja” dhe projekte për të “zgjidhur çështjet me të cilat përballemi”.

“Ne do të përfitojmë nga kjo (sanksionet)”, ka thënë Putin.