Integrimi

Qendra për Integrim në St. Galler Rheintal para riorganizimit

Në fund të këtij viti përfundon pilotprojekti „Të jetojmë së bashku në St. Galler Rheintal- pranë dhe jo ndaras njëri-tjetrit“

Në një njoftim të lëshuar për media, Zyra e Integrimit St. Galler Rheintal, njofton se është pranë një riorganizmi. Në verën e 2015 do të vendoset se si do të vazhdojnë punën tutje pas përfundimit të pilotprojektit, thuhet në këtë njoftim.

Në takimin e mbajtur të enjten në bibliotekën e St. Margrethes mes përfaqësuesve të bibliotekës, atyre komunalë dhe që janë të angazhuar në pilotprojektin për integrim, është vendosur të ketë më shumë bashkëpunim me komunat, më tepër informacione dhe oferta bashkëpunuese, duke angazhuar kështu persona kyç që njihen dhe pranohen nga qytetarët.

Përgjegjesi për integrim dhe kryetari i komunës së St. Margrethen, Reto Fridauer si dhe Sylvia Huber, udhëheqëse e Qendrës Kompetente për Integrim dhe Barazi (KIP) në kantonin St. Gallen në një njoftim për media, kanë vlerësuar si një shembull të suksesshëm punën e bibliotekës në St. Margrethen.

Përveç huazimit të librave, kjo bibliotekë organizon takime njoftuese, takime me gra, kurse të gjermanishtës, dhe duke filluar nga muaji mars, organizohen edhe diskutime të hapura, thuhet në njoftimin e lëshuar për media nga zyrtar i Qendrës së Integrimit St. Galler Rheintal, Hanspeter Wöhrle.

Integrimi është një detyrë e gjerë horizontale, ka vlerësuar Sylvia Huber.

„Në radhë të parë nisë me strukturat e rregullta, si shkolla, arsimi profesional, në vendpunë, në institucione të sigurisë sociale dhe shërbimin shëndetësor.

Qëllimi i programeve kantonale është, plotësimi i ofertave ekzistuese“, ka thënë ajo.

Përmes seminarëve apo workshops nëpër komuna, ata i ofrojnë popullatës nga afër mundësinë për të parë si duket puna për integrimin e të huajve.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm është vlerësuar angazhimi i personave kyç të nacionaliteteve të ndryshme, që janë ankoruar në St. Galler Rheintal dhe që akceptohen e njihen nga pjesëtarët e nacionalitetit të vet.

Personat kyç ju ndihmojnë vendasve të tyre në situata të vështira dhe ndërmjetësojnë mes pjestarëve të populli të vet dhe strukturave shtetërore.

Ata mund të angazhohen nga organet komunale, shkollat, kishat dhe organe të tjera, si ndërmjetësues apo përkthyes.

Kombinimi që ofron biblioteka në St. Margrethen me huazimin e librave, me takime njoftuese, takime për gra, kurse të gjermanishtës e të tjera aktivitete të përmbledhura të gjitha këto nën një kulm, me synim integrimin është një fat i madh për ne, ka thënë kryetari i komunës, Fridauer.

Pilotprojekti „Të jetojmë së bashku në St. Galler Rheintal- pranë dhe jo ndaras njëri-tjetrit“ ka disa vite që ka bashkuar disa komuna për të gjetur rrugën më të mirë të integrimit të të huajve. Sivjet përfundon ky projekt i komunave të Zvicrës lindore dhe ato janë në fazën e vlerësimit të punës për një integrim sa më të efektshëm të të huajve që jetojnë në këto treva.


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI