Kosova

Qepa, vlerat ushqyese dhe të mirat që sjell për shëndetin

Kur konsumojmë ushqim të shpejtë, gjithmonë i themi jo qepës. Por, pavarësisht erës jo dhe aq të këndshme që lë pas, do të ishte më mirë të hiqnim diçka tjetër nga sanduiçi për të lënë aty perimet djegëse. Qepa përdoret gjerësisht në trajtimin ushqimor dhe është përbërës thelbësor i kulinarisë.

Qepët ndihmojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe këshillohet të përfshihet në dietën ushqimore të personave që vuajnë nga diabeti. Qepa ndihmon edhe në uljen e nivelit të kolesterolit të keq. Në vend të ilaçeve me efekte të shumta anësore, ata që duhet të bëjnë kujdes me kolesterolin mund të konsumojnë qepë, duke e zgjidhur problemin brenda disa ditëve. Qepa eliminon parazitët. Bakteret e dëmshme që hyjnë në trupin e një njeriu normal treten në organizëm me ndihmën e qepës.

Qepa ndikon pozitivisht te astma bronkiale dhe pagjumësia. Ajo ka në përbërje squfur dhe kuercetinë, dy antioksidantë që reduktojnë efektin e toksinave në trup. Qepët janë të pasura me vitaminat A dhe B si  dhe minerale si potasium, kalcium, fosfor, selen dhe sodium. Varieteti i kuq i qepës është i njohur për vetitë e theksuara antibakteriale. Nëse përtypim qepë të freskët për tre minuta, eliminojmë të gjitha bakteret në gojën tonë. Gjithashtu, qepa mban në nivele normale qarkullimin e gjakut, duke parandaluar mpiksjen. Hollimi i gjakut zvogëlon mundësitë e goditjes në zemër apo tru. Në rastet e ftohjes, një gotë me lëng qepe e përzier me mjaltë është një ilaç i vërtetë.

Një përdorim tjetër i qepës është ai për qëllime kozmetike. Mund të habiteni, por një përzierje e uthullës së bardhë me lëngun e qepës zgjidh problemin e puçrrave në lëkurë. Spitali “Anderson Hospital” dhe “Tumor Institute” kanë arritur të veçojnë nga qepa një substancë të quajtur “propylsulfide” me një veprim të jashtëzakonshëm kundër kancerit. Por kështu dhe Shkolla e Mjekësisë dhe Stomatologjise së Harvard-it në SHBA, ka zbuluar se duke shtuar një substance të qepës mbi qelizat kanceroze të marra nga goja e sëmurë me kancer të një kafshe, kjo lëndë e ka frenuar në mënyrë të habitshme shumëzimin e disa qelizave si dhe shkatërrimin e disa të tjerave.

– Cilësitë e mrekullueshme të qepës i ka vënë në dukje dhe prof. Victor Gurewich, i cili zbuloi për herë të parë komunitetit shkencor ndërkombëtar se qepa ishte e aftë të kompensonte dëmtimet që sillte në gjak një ushqim i yndyrshëm. Kjo u vërtetua dhe nga universiteti amerikan “George Washington” i Bostonit, duke shtuar se substancat e qepës nuk lejojnë krijimin në gjak të mpiksjeve në forma trupash të vegjël, të cilat bllokojnë arteret, duke shkaktuar aksidente vaskulare apo cerebrale, si trombozat, etj. Efekte të veçanta të qepës janë vënë re në luftën kundër kancerit të zorrës së trashë dhe parandalimit të tij. Instituti i Farmakologjisë “Mario Negri” të Milanos, në bashkëpunim me një grup studiuesish zviceranë, përmes 8 studimeve të ndryshme rezultoi se njeriu që ha 7 herë në javë qepë e ul ne 50% mundësinë e prekjes nga kanceri.

Janë të njohura thëniet popullore se me ngrënien e qepës bëhemi më të fuqishëm dhe të shëndoshë, por edhe shkenca e ka vërtetuar këtë.

Dobitë e qepës janë të shumta:

– Qepa ndikon në rritjen e rezistencës së trupit.

– Qepa ul dhe normalizon tensionin e gjakut. Specialistët pohojnë se qepa forcon gjithashtu zemrën, hap oreksin dhe lëngu i saj ngordh bakteriet, që ndodhen në trup.

– Qepa është e dobishme edhe ndaj anemisë. Ajo gjithashtu ngordh parazitët, që ndodhen në zorrë dhe ndihmon jashtëqitjen.

– Nxjerr jashtë trupit substancat e dëmshme, pakëson lodhjen e trurit, normalizon të rrahurat e zemrës.

– Parandalon sëmundjen e prostatit, ndalon kollin dhe pastron bronket. Është shumë e dobishme në krizat e azmës. Ul sasinë e sheqerit në gjak.

– Qepa ndikon gjithashtu dhe për efikasitetin e mirë të sistemit urinar, të prostates, etj. Studiues të shumtë kanë vënë re se qepa është shumë e nevojshme për njerëzit që vuajnë nga diabeti, pasi ul përqindjen e glukozës në gjak. Ajo që është me interesante është roli i saj në parandalimin i sëmundjeve kardio-vaskulare, ku bije ne sy roli i substancës se saj qe quhet “quercetine”, një lloj mbrojtësi kardio-vaskular, veçanërisht kundër aterosklerozes. Qepa përmban në vetvete substanca squfuri, ç’ka bën që kur e presim atë me thikë për ta gatuar, avujt e squfurit, në kontakt me sytë, bëjnë që ata të përloten.

Qepa, disa tregues që mund ta bëjnë atë më të domosdoshme!

Nëse edhe për ju qepa është perime e preferuar, do të argëtoheni duke lexuar disa fakte më pak të njohura lidhur me këtë perime.

Qepa – a jeni të sigurt se e dini se sa është vërtet e shëndetshme?

Nëse nuk e doni qepën, me siguri do ta doni pasi t’i lexoni këto kuriozitete.

Qepa e freskët dhe e papërpunuar, e copëtuar ose grimcuar, ka efektin më të mirë në shëndetin e njeriut. Nëse nuk mund ta duroni erën e saj dhe duhet ta zieni, do të duhet të përdorni të paktën katër kokë e gjysmë qepë që ajo ta ketë të njëjtin efekt.

Edhe pse qepa ndonjëherë quhet “trëndafili kundërmues”, në fakt mund ta shërojë trëndafilin nga sulmi i insekteve të gjetheve. Thjesht përzieni qepën e grirë me ujë dhe me lëngun e fituar spërkatni gjethet e trëndafilit.

Erën e keqe pas konsumimit të qepës mund ta largoni nëse pini lëng limoni ose nëse i hani disa feta limoni.

Era e qepës është më intensive pasi ta copëtojmë apo imtësojmë atë me thikë.

Nëse e vendosim qepën në plagë, ajo shërohet më shpejt. Gjatë Luftës së Parë Botërore, kjo metodë është përdorur me të madhe nga trupat britanike.

Kur qepën e grimcuar dhe të papërpunuar e lyejmë butësisht në zonën e synuar, mund ta shpërthejë puçrrën. Sekreti është në kombinimin e fuqishëm të quajtur Allicin, i cili e bën qepën një nga antioksidantët më të mirë në mesin e artikujve ushqimorë.

Qepa e mbirë humb disa nga përfitimet e saj shëndetësore, por ajo ende mund të përdoret.

Pa marrë parasysh se sa çudibërëse që është, qepa nuk është për të gjithë. Atë duhet ta shmangin ata që përdorin hollues të gjakut për shkak se qepa ndihmon koagulimin e gjakut. Gjithashtu, qepa nuk duhet të konsumohet para operacionit.

Një studim i kryer në Universitetin e Pensilvanisë ka dëshmuar se përbërësi i qepës i quajtur “disulfide diallyl”, mund t’i reduktojë qelizat e kancerit të zorrës së trashë.

Një tjetër studim i kryer në Universitetin e Washingtonit tregoi se përbërësi i përmendur është njëqind herë më efektiv se antibiotikët tjerë në reduktimin e problemeve të tretjes, të shkaktuara nga bakteret.

Cila është sasia ideale e qepës e cila do t’i bënte mirë shëndetit tuaj?

Universiteti i Marylandit ka rekomanduar dozë të përditshme prej 2 deri 4 gramë të qepës së freskët të grimcuar; 600-1200 mg në ditë të ekstraktit të qepës; dy tableta nga 200 mg tri herë në ditë, nëse bëhet fjalë për qepën e ngrirë; 4 ml në ditë, nëse bëhet fjalë për ekstraktin e lëngshëm të qepës; 20 ml në ditë të tretësirës së qepës ose 0,03-0,12 ml tri herë në ditë në qoftë se përdorni vaj të qepës.