Lajme
Qeveria po kërkon mundësitë për regjistrim të diasporës
Republika e Kosovës e ka më se të nevojshëm posedimin e shifrës zyrtare të shtetasve të saj që jetojnë në diasporë, e cila në regjistrimin e fundit të popullsisë së Kosovës ka mbetur jashtë regjistrimit të rregullt.
Për këtë Ministria e Diasporës ka publikuar së fundmi një iniciativë për regjistrimin e diasporës, e cila sipas Ministrit, Ibrahim Makolli, ka për qëllim që të ofrojë numrin zyrtar të shtetasve të Kosovës që jetojnë në diasporë e që si projekt do të ndihmojë edhe në hartimin e politikave.
“Pas regjistrimit të fundit është parë se rreth 25 për qind e qytetarëve të Kosovës jetojnë jashtë vendit, që kanë migruar në periudha të ndryshme kohore dhe për të pasur një përkujdesje institucionale ndaj tyre është më se i nevojshëm regjistrimi i tyre për të ditur se ku janë të koncentruar, cili është kapaciteti i tyre”, ka thënë ministri për Kohen Ditore.
Sipas tij, elementi kryesor është që të dihet numri i tyre që ka shumë rëndësi për institucionet, sepse ndihmon në hartimin dhe zbatimin e politikave për ta.
Ai ka theksuar se dikasteri të cilin e drejton është duke analizuar alternativat sesi do të bëhet regjistrimi.
“Jemi në fazën e studimit të modaliteteve sesi do të shkojë ky proces përmes ambasadave, konsullatave apo përmes bashkëpunimit me institucionet e tjera, në mënyrë që të kemi mundësinë për të pasur një regjistër të plotë të mërgimtarëve tanë”, ka theksuar Ministri Makolli.
E-Diaspora
-
Reis Luzhnica nga SP bëhet sërish deputet në Parlamentin e Cyrihut Parlamentin e qytetit të Cyrihut (asamblenë) do ta “mbulojë” sërish politikani shqiptarozviceran Reis Luzhnica, me rrënjë... -
Avdilit nuk i mjaftojnë votat për kryetar të Cyrihut -
smzh ag hap filialin e 13-të në Sursee -
Inxhinierët shqiptarë në Zvicër organizojnë cikël webinaresh për shkëmbimin e njohurive profesionale -
Urimi i LAPSH “Naim Frashëri” për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit
Jeta në Zvicër
-
Reis Luzhnica nga SP bëhet sërish deputet në Parlamentin e Cyrihut Parlamentin e qytetit të Cyrihut (asamblenë) do ta “mbulojë” sërish politikani shqiptarozviceran Reis Luzhnica, me rrënjë... -
Fitore shumë e ngushtë e të Majtës në Parlamentin e Cyrihut -
Paga minimale në Gjenevë ulet për punët verore -
Ekzekutivi i Cyrihut “rrëshqet” tutje në të majtë -
Avdilit nuk i mjaftojnë votat për kryetar të Cyrihut














