Kosova
Qeveria: Taksa 100% nuk është kundër serbëve të Kosovës
Qeveria e Kosovës, nëpërmjet një deklarate për media ka thënë se është e vendosur që të vazhdojë taksën e vendosur prej 100% për mallrat të Serbisë dhe Bosnjës dhe nuk e ka në plan ta largojë atë pavarësish presioneve të vazhdueshme. Qeveria po ashtu ka thënë se kjo taksë nuk është e drejtuar ndaj serbëve të Kosovës, shkruan Albinfo.ch
“Pretendimet dhe deklaratat nga aktorë të ndryshëm, brenda dhe jashtë vendit, se masa prej 100% ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina u janë drejtuar qytetarëve serbë të Kosovës, janë të pavërteta, të paqëndrueshme dhe të papranueshme për të vërtetën dhe qëllimin e këtij vendimi të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ky vendim sovran i Kosovës vjen si rezultat i pengesave të vazhdueshme që Serbia po ia bën vendit tonë”, thuhet në deklaratën e ekzekutivit kosovar.
Ndërsa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ritheksuar se taksa nuk do të largohet pa njohjen e pavarësisë nga Serbia.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih Votuesit në Winterthur dhe Cyrih do të vendosin sot për kryetarët e tyre të bashkive... -
Kantoni i Valisit refuzon të publikojë dosjet e Crans-Montana-s -
Zug nuk është më “parajsa” më e mirë tatimore në Zvicër -
Qendrat e qyteteve në Zvicër po ndryshojnë: më pak dyqane, më shumë restorante -
Aeroporti i Gjenevës: ende nuk ka shqetësime për mungesë keroseni













