Kosova
Qeveritarët e dorëhequr mund t’i humbin beneficionet pas mandatit
Këtë e konfirmon zëvendësministri i Administratës Publike, Hajredin Hyseni
Anëtarët e kabinetit qeveritar në dorëheqje mund të mos gëzojnë kompensimin financiar pas përfundimit të mandatit.
Kjo, pasi në Ligjin për pagat në sektorin publik, i cili pritet të fillojë së zbatuari në muajin nëntor, thuhet se “nëse funksionari publik jep dorëheqje, atëherë nuk i takon pagesa kalimtare pas përfundimit të funksionit”.
Këtë e konfirmon për Radion Evropa e Lirë zëvendësministri i Administratës Publike, Hajredin Hyseni.
“Ashtu e thotë ligji i ri, mirëpo duhet t’ ju informojmë se ligji i ri hyn në funksion në muajin nëntor dhe deri atëherë vlen ligji aktual”, thotë Hyseni.
Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe sipas Kushtetutës, Qeveria në këtë rast bie.
Kuvendi i Kosovës është planifikuar të shpërndahet më 22 gusht. Mirëpo, pasi data e zgjedhjeve të parakohshme do të vendoset pas shpërndarjes së Kuvendit, atëherë nuk mund të thuhet nëse vendi do të ketë Qeveri të re para datës 1 nëntor, kur edhe nis të zbatohet Ligji për pagat në sektorin publik.
Çfarë thotë ligji?
Ligji për pagat e në sektorin publik, përveç funksionarëve që japin dorëheqje, nuk jep të drejtën e pagesës kalimtare edhe për funksionarët që shkarkohen nga funksioni për shkelje ligjore, pastaj nëse pas përfundimit të mandatit, ushtron ndonjë funksion për të cilin paguhet nga buxheti i Republikës së Kosovës, si dhe nëse funksionari me vendim të formës së prerë është shpallur fajtor nga gjykata për një vepër penale të kryer gjatë kohës sa ka bartur funksionin, ose gjatë periudhës së marrjes së përfitimit.
Ligji parasheh që kryeministri, pas përfundimit të mandatit, të gëzojë kompensimin kalimtar për pesë vjet në vlerë prej 70 për qind të pagës bazë të fundit, një asistent, një vozitës, një veturë zyrtare si dhe një zyrë të mobiluar.
Zëvendëskryeministrat dhe ministrat, të cilët pas përfundimit të mandatit nuk realizojnë asnjë të hyrë nga buxheti i shtetit, kanë të drejtën e kompensimit kalimtar, për një vit, në vlerë prej 70 për qind të pagës.
Ndërkaq zëvendësministrat, pas përfundimit të mandatit, kanë të drejtën e kompensimit kalimtar për gjashtë muaj, në vlerë prej 70 për qind të pagës.
Për të gëzuar kompensimin material, zëvendëskryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat, duhet të kenë ushtruar së paku gjashtë muaj mandatin e rregullt.
Kabineti në largim ka 21 ministri, pesë zëvendëskryeministra dhe mbi 80 zëvendësministra, shkruan Radio Evropa e Liirë, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor