Bota
Qyteti evropian vë taksa ekstra për turistët
Nga janari i 2020-ës vizitorët e huaj do të kenë një kosto prej 3 eurosh për person, për të qëndruar një natë në hotel, përveç tarifës 7 % të qëndrimit në hotel
Në përpjekjen e tij më të fundit për të goditur fluksin e jashtëzakonshëm të turistëve, Amsterdami është gati të implementojë një tjetër “barrë” mbi udhëtarët, një lëvizje që pritet ta bëjë atë qytetin evropian me taksat më të rënda.
Duke filluar nga janari i 2020-ës vizitorët e huaj do të kenë një kosto prej 3 eurosh për person, për të qëndruar një natë në hotel, përveç tarifës 7 % të qëndrimit në hotel. Edhe ata që do të marrin me qira apartamente e dhoma në AIRBNB do të paguajnë një tarifë të rritur në 10 %.
Zëdhënësja e kryetarit të Bashkisë së Amsterdamit, Vera Al, u shpreh për CNN: “Fakti që numri i turistëve po shtohet dita-ditës, është një problem që ne nuk duam ta zgjidhim duke ndërtuar një mur përreth qytetit.
Rritja e taksës nuk është për të ndikuar te numri i turistëve, por çështje principesh. Ka shumë shpenzime për ta mbajtur qytetin tonë të pastër dhe të sigurt, si edhe infrastrukturën tonë në një gjendje të mirë”, deklaroi ajo, transmeton Scan.
Amsterdami po përpiqet të përballet me problemin e mbipopullimit të turistëve edhe në mënyra të tjera, duke vendosur taksa në lëvizjen me jahte deri në 8 euro për person, përcjell albinfo.ch.
“Për të kontrolluar fluksin e vizitorëve dhe në mënyrë që të përdorim avantazhet që turizmi sjell, ne duhet të veprojmë tani. Në vend të promovimit të destinacioneve është koha për menaxhimin e destinacioneve”, njoftoi agjencia e bordit të turizmit në një dokument strategjik, i cili pritet të përballojë sfidat e turizmit në Holandë midis vitit të tanishëm deri në 2030-ën.
Numri i vizitorëve në Holandë pritet të rritet me 50 % deri në dekadën e ardhshme, nga 19 deri në 29 milionë, parashikon dokumenti, shifra këto të frikshme dhe që pritet të kenë pasojat e veta.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident do t’u jepet lamtumira më 26 qershor Më 26 qershor 2026 do t’u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













