Lajme
Rama: Bashkimi do të ndodhë
Bashkimi i shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës është i pashmangshëm dhe nuk mund të vihet në dyshim. Kështu ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një interviste për “Klan Kosova”. Ai thotë se ky bashkim do të ndodhë qëftë në bashkimin Evropian ose edhe pa të.
Këto deklarata kanë nxitur reagime në opinion Ballkanik, kryesisht atij serb, ndërsa edhe agjencia “Reuters” duke iu referuar kësaj deklarate, shkruan se, Serbia dhe Perëndimi janë të ndjeshme ndaj çdo diskutimi për bashkimin e dy vendeve.
“Pyetja është si do të ndodhë. Do të ndodhë në kontekstin e BE-së si një proces natyral dhe i kuptueshëm nga të gjitha apo do të ndodhë si reagim ndaj verbërisë apo përtacisë së BE-së”, ka thënë kryeministri Edi Rama.
Duke kritikuar ngurrimin e BE-së për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën, Rama tha se blloku duhet të mendojë në mënyrë më strategjike dhe “të kërkojë që Ballkani të bëhet pjesë e saj sa më shpejt të jetë e mundur”. “Më pas, sigurisht, që të gjithë etnitë e Ballkanit do të jenë së bashku pa nevojën për të vendosur kufij”, u shpreh ai.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili tha se Serbia do të vazhdojë politikën paqësore, porse nuk mund të hesht në qindra deklarata të tilla.
“… Ndaj atij lloji të standardeve të dyfishta reagoni qetë, me durim. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë marrëdhënie të mira me Shqipërinë, do të insistojmë mbi këtë, por në çdo rast do t’ua bëjmë me dije se çfarë mundet, dhe çfarë jo”, deklaroi kryeministri serb, Aleksander Vuçiq.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtarët raportojnë kontrolle të shtuara në Serbi, apel për kujdes gjatë sezonit të pushimeve Udhëtarë që kalojnë tranzit nëpër Serbi thonë se automjetet me targa të huaja po ndalohen për... -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë po ndërton një karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor -
Londër
Sopranoja Anila Aliu debuton me sukses në Londër
Jeta në Zvicër
-
Valët e të nxehtit do të bëhen “normaliteti i ri” në Zvicër Klimatologu i ETH Zurich, Reto Knutti, paralajmëron se ndryshimet klimatike kanë rritur temperaturat me afro 3... -
Mbyllet pas 156 vitesh ëmbëltorja historike në Zvicër -
Në prag të pushimeve verore, aeroportet paralajmërojnë për pritje të gjata -
Fituesi fatlum fiton çmimin e madh të EuroMillions: 73.93 milionë franga -
Më pak qëndrime nate gjatë majit, në Zvicër













