Shqipëria
Rama: Në Durrës do të shemben 12 ndërtesa
1192 banesa, 8 shkolla dhe 1 qendër shëndetësore në Tiranë kanë dëmtime
Së fundi, kryeministri Edi Rama ka përmendur zonat më të dëmtuara në tërmeti. Ai në një deklaratë tha se në Tiranë 1192 banesa kanë pësuar dëmtime.
“Në bllokun e pallateve në Urën e Daljanit, rruga Aleksandër Goga, Shkozet, Thumanë, Bubq dhe Manzë. Në Tiranë 1192 banesa që kanë dëmtime serioze dhe tani 265 pallate kërkojnë vlerësim. 8 shkolla të dëmtuara, një qendër shëndetësorë”, tha Rama.
Nga ana tjetër, në Durrës Rama tha se 19 ndërtesa të dëmtuara janë të pabanueshme, 12 prej të cilave do të prishen.
“Në Durrës kemi 19 ndërtesa të mëdha të dëmtuara, të pabanueshme, 12 prej tyre do të rrënohen. Dje është shembur i pari për 7 të tjerët do të presim një raport të huaj që të kemi garanci të plota. Duhet të angazhojmë të gjithë inxhinierët, por duhet të kemi kujdes nga abuzimi. Kjo do të monitorohet nga një kontroll i dyfishtë”, bëri të ditur Rama, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite













