Kosova

Rama përkujton Rugovën: Monument i kujtesës kombëtare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në 18-vjetorin e vdekjes së tij.

Rama tha për Rugovën që është monument i kujtesës kombëtare.

“18 vite pa Ibrahim Rugovën mes nesh, po edhe 18 arsye më shumë për t’u përulur me nderim përpara këtij monumenti të kujtesës sonë kombëtare”, shkroi Rama.

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, vdiq më 21 janar 2006.