Shqipëria
Rama: Raporti paraprak për dëmet nga tërmeti, më 16 dhjetor
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi sot në mbledhjen e dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit se më 16 dhjetor do të mund të publikohet raporti paraprak për dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ai theksoi se raporti final pritet të dalë në fund të janarit 2020, për të shkuar në konferencën e donatorëve.
“Nuk ka ende raport paraprak të dëmeve përfundimtare. Një grup pune i përbashkët, yni me BE-në, Bankën Botërore dhe OKB-në është duke punuar. Raporti i parë paraprak synohet të paraqitet më 16 dhjetor. Por, edhe çfarë na u tha nga të gjithë partnerët e përfshirë drejtpërdrejt, raportet post-katastrofë janë raporte që kërkojnë kohë. Do të ketë një raport paraprak, një të dytë dhe një final në fund të muajit janar për t’i hapur rrugë konferencës së donatorëve”, tha Rama.
Të paktën 51 persona kanë gjetur vdekjen dhe mbi 900 të tjerë janë lënduar si pasojë e tërmetit prej 6.4 ballë sipas Rihter, i cili goditi Shqipërinë, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kroaci: Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura për deputete Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci...
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër