Lajme

Rastet me Covid përgjysmohen brenda një jave në Gjermani

Trendi i uljes në numrat Covid të Gjermanisë ka vazhduar këtë javë, me vetëm rreth tetë infeksione për 100,000 njerëz të raportuar gjatë shtatë ditëve të fundit – por varianti Delta mbetet një shqetësim, përcjell albinfo.ch.

Incidenca shtatëditore e infeksioneve të reja është pothuajse përgjysmuar gjatë javës së kaluar, nga 16.6 të hënën, më 14 qershor, në 8.6 sot. Nga shtetet federale, shteti veri-lindor i Mecklenburg Western-Pomerania raportoi incidencën më të ulët të dy rasteve për 100,000 njerëz, ndjekur nga afër nga Brandenburgu, me tre dhe Saksonia-Anhalt dhe Schleswig-Holstein me katër. Baden-Wurttemberg regjistroi incidencën më të lartë të infeksioneve – 13 për 100,000 banorë – ndërsa Hamburg dhe Saarland regjistruan 12.

Ndërkohë, në nivelin kombëtar, 346 raste të reja të virusit dhe 10 vdekje të reja të lidhura me Covid u raportuan në 24 orë.  Megjithëse numrat po bien në gjithë Gjermaninë, dhe janë më të ulëtat se sa kanë qenë që nga fillimi i shtatorit të vitit të kaluar, varianti Delta i Covid-19 është një shqetësim në rritje për politikanët. Sipas shifrave të fundit nga Instituti Robert Koch, varianti Delta, i cili ka origjinën në Indi, tani është përgjegjës për rreth gjashtë për qind të rasteve në Gjermani, përcjell tutje albinfo.ch.