Muzikë
Rita Ora: Një tjetër arsye pse e dua Nju-Jorkun janë shqiptarët e shumtë këtu
Rita Ora flet për shqiptarët në emisionin e famshëm amerikan
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka lavdëruar shqiptarët, gjatë një interviste të fundit në emisionin e yllit Elvis Duran në Nju-Jork, përcjell albinfo.ch.
Duke folur në emisionin në “iHeart Radio”, Rita Ora shprehu dashurinë dhe respektin e saj për komunitetin shqiptar në New York dhe artistët shqiptarë që kanë arritur suksese të mëdha ndërkombëtare.
E pyetur për shqiptarët dhe komunitetin e tyre në New York, Rita tha: “O Zot, kjo është një ndër arsyet përse e dua shumë New Yorkun. Një përshëndetje për të gjithë shqiptarët e mi në New York”.
Gjatë intervistës, interpretuesja e hitit “Anywhere” u pyet edhe për artistet homologe shqiptare, si Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Ava Max, të cilat gjithashtu kanë famë ndërkombëtare dhe kanë arritur suksese të mëdha në industrinë muzikore.
“Jemi shumë nga ne tani. Bebe Rexha, ne e duam atë, natyrisht një tjetër artiste e madhe – Dua Lipa. Kë tjetër kemi? Ava Max, gjithashtu”, u përgjigj Rita me entuziazëm.
Këngëtarja theksoi rëndësinë e mbështetjes dhe promovimit të njëra-tjetrës në një industri konkurruese dhe vlerësoi talentet dhe arritjet e kolegeve të saj shqiptare.
Rita Ora, e cila ka lindur në Kosovë dhe është rritur në Londër, është një nga artistet më të dashura dhe të njohura shqiptare në botë. Karriera e saj e suksesshme në muzikë, modë dhe film e ka bërë atë një figurë frymëzuese për shumë të rinj shqiptarë në mbarë botën.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit













