Lifestyle
Robbie Willimas anulon disa koncerte
Ai tha se është duke u shëruar nga një sëmundje e caktuar tash e pesë javë dhe sëmundja e detyroi që të kalojë disa ditë në kujdesin intensiv
Këngëtari i njohur britanik, Robbie Williams, është detyruar të anulojë disa koncerte. 43-vjeçari njoftoi se ka anuluar tri koncerte të parapara të mbaheshin në Rusi, e si arsye përmendi disa analiza mjekësore shumë serioze.
Në një video të ngarkuar në kanalin e tij personal në YouTube ish-ylli i bendit “Take That” tha se është duke u shëruar nga një sëmundje e caktuar tash e pesë javë dhe sëmundja e detyroi që të kalojë disa ditë në kujdesin intensiv.
“Fatkeqësisht kjo sëmundje më preku në fund të turneut tim, turne ky që po shkonte shumë mirë”, tha Williams. Por Robbie premtoi se do të bëjë më mirë dhe koncertet do të vazhdojnë.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët janë duke pritur deri në 2 orë në pikën Dheu i Bardhë Fluks i mërgimtarëve drejt Kosovës ...
-
Mërgimtarja e denoncon burrin për dhunë, e sulmoi pasi vendosi të shkojë në pushime me fëmijë
-
Besmir Hoxha, profesionist në fushën e energjisë në SHBA
-
Vazhdojnë ardhjet e mërgimtarëve, pritje në Merdar
-
Pritje të gjata në disa pikëkalime kufitare Kosovë-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis një fushatë ndërgjegjësimi për përdorimin e dronëve Në Zvicër, dhjetëra mijëra njerëz zotërojnë drone. Por përdorimi i këtyre pajisjeve të drejtuara kërkon të...
-
Pse dështuan iniciativat për uljen e kostove shëndetësore në Zvicër?
-
Rrezik zjarri në pyje në kantonin e Valais-it
-
7 kilometra kolona përpara Gotthard-it
-
Roche – kompania më e vlefshme zvicerane, mposht Nestlé-n