Kosova
Rona Nishliu do t’i dhurojë paratë e koncertit për fëmijët e braktisur
Këngëtarja Rona Nishliu me grupin e saj “Rona Nishliu Quartet” ka njoftuar se të ardhurat nga koncerti promovues i albumit të saj “Mindil”, do t’i dhurojë për fëmijët e braktisur.
Rona Nishliu është pjesë e platformës avokuese “Miqtë e Fëmijëve”, platformë kjo e iniciuar dhe e koordinuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, përcjell albinfo.ch.
“Miqtë e Fëmijëve” është platformë avokuese e përbërë nga personalitete me karrierë të suksesshme nga fusha e diplomacisë, artit, kulturës, sportit etj., e cila synon të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e mbrojtjes së fëmijëve në të gjithë Kosovën.
Gjatë ditës së djeshme, Nishliu mbajti një koncert në në Prishtinë, ku lansoi edhe albumin e saj “Mindil” përcjell albinfo.ch.
“Mindil”, i cili u promovua në ambientet e “Kino Armata”, përfshinte dhjetë këngë, ku secila prej tyre i dedikohej dikujt dhe sillnin emocione dhe përjetime të ndryshme, këngë këto që paraqesin një trashëgimi muzikore qindravjeçare.
E-Diaspora
-
“Netët e filmit shqiptar” në 80-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, në Cyrih Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër: "Nëntori Shqiptar" pjesë e festimeve të 80-vjetorit të çlirimit,...
-
Diamant Salihu është nominuar sërish për Çmimin e Madh të Gazetarisë
-
“Alpha & Partner Vermögensmanagement GmbH” ju këshillon si të menaxhoni pasurinë
-
Kurti të dielën do të takojë mërgatën në Gjermani
-
Arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Bazel: Kujdes kur porositni qebapë Nëse porositni një qebap në Bazel – mund të mos merrni saktësisht atë që keni kërkuar...
-
Sa lirisht mund të lëvizin qytetarët e BE-së në dhe brenda Zvicrës?
-
Si do të funksionojë ndalimi zviceran për mbulimin e fytyrës kur të hyjë në fuqi?
-
A mund të refuzojnë kompanitë në Zvicër një shërbim për shtetasit e huaj?
-
Edelweiss Air zbulon fluturimet e reja në orarin e saj të verës 2025