Futboll
Ronaldo: Trofetë gjithmonë kanë përparësi para golave në karrierën time
Cristiano Ronaldo ka kompletuar javë më parë transferimit te skuadra arabe Al Nassr.
Për sulmuesin portugez kjo është aventura e parë jashtë kontinentit evropian, derisa ai është bërë futbollisti më i paguar në histori të futbollit.
CR7 ka marrë një pagë prej 200 milionë eurove në vit, shumë që është padyshim më e larta në histori të futbollit.
Së fundmi legjenda portugeze ka deklaruar se gjithmonë ka vendosur përpara objektivin të fitojë trofetë se sa të shënojë gola individualisht.
“Në karrierën time gjithmonë i kam vënë trofetë dhe titujt para gjithçkaje”.
“Kam shpenzuar shumë kohë në stërvitje për të arritur këto objektiva. Titujt janë gjithmonë të veçantë, unë i preferoj më shumë sesa golat”, deklaroi Ronaldo.
38-vjeçari në momentin që u prezantua te Al Nassr ka zbuluar se ka pasur oferta edhe nga kampionatet evropiane dhe SHBA-ja e Australia, por zgjodhi klubin arab për shkak të projektit që kanë.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave Rastet e grave të gjurmuara në shtëpi nga ngacmuesit janë në rritje - Sipas zyrave të... -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji













