Lajme

Rreth një milion britanikë e lanë duhanin gjatë pandemisë

Më shumë se një milion njerëz në Britani të Madhe raportohet ta kenë lënë duhanin, përgjatë katër muajve të pandemisë së koronavirusit, tregojnë të dhënat.

Ndërsa, rreth 400 mijë persona thuhet se e shqyrtuan si mundësi për ta lënë pirjen e duhanit për shkak të pandemisë, shpjegon organizata “Action on Smoking and Health dhe University College London”, përcjell albinfo.ch.

Raporti i fundit tregon se personat rreth moshës 16-29 përbënin rreth dyfishin e shkallës së duhanpirësve që hoqën dorë nga ky habitat.

Qeveria e Britanisë së Madhe ka deklaruar se duhanpirësit mund të jenë më të rrezikuarit nga koronavirusi, megjithëse të dhënat shkencore ende nuk e kanë definuar saktë ndikimin te njerëzit që përdorin duhanin dhe të tjerët që nuk e pinë atë.

Numri i përgjithshëm i rasteve nga koronavirusi në Britani të Madhe u rrit në 293 mijë, kurse 45 mijë persona kanë ndërruar jetë.