Lajme
Rriten eksportet e Kosovës në drejtim të Gjermanisë për 62 për qind
Kosova për periudhën janar-prill 2021 ka eksportuar mallra në Gjermani në vlerë prej 14 milionë e 981 mijë e 291 euro në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ku ka eksportuar 9 milionë e 269 mijë e 537 euro, pra një rritje prej 62 për qind.
Kështu njofton Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, duke shtuar se këto eksporte kryesisht ishin nga materialet e ndërtimit, artikuj prej plastikës e metalit dhe mobile prej druri.
Sipas drejtoreshës ekzekutive të OEGJK-së, Nora Hasani kjo odë ka dhënë një kontribut në uljen e deficitit të lartë në bilancin tregtar të Kosovës me Gjermaninë.
“Kosova ka potencial të madh për ta shumëfishuar eksportin e saj në Gjermani. Këtë më së miri e ilustrojnë statistikat e fundit të Doganës së Kosovës, sipas së cilit gjatë 4 muajve të parë të vitit 2021, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, vërehet një rritje mbresëlënëse prej 62 për qind të eksportit për në Gjermani”, thekson Hasani duke iu referuar të dhënave të Doganës së Kosovës.
Ajo tregon se edhe gjatë vitit të kaluar, në kohën e pandemisë COVID-19 pati rritje të eksportit mbi 40 për qind për në Gjermani.
“OEGJK përmes këshillimit për eksport, trajnimeve dhe aktiviteteve konkrete me asociacionet e saj partnere në Gjermani mbështetë në mënyrë të vazhdueshme kompanitë kosovare që kanë synim tregun gjerman”, shpjegon Hasani.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026” Hulumtimi i tij, i frymëzuar nga lëvizja e kafshëve, po ndihmon në zhvillimin e robotëve më... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse”
Jeta në Zvicër
-
Pacientët e moshuar trajtohen në temperatura deri në 30 gradë në spitalin më të madh të Zvicrës Sindikata e punonjësve shëndetësorë paralajmëron se kushtet e rënda nga nxehtësia po rrezikojnë si stafin, ashtu... -
Strehimoret e kafshëve në Zvicër përshtaten përballë valës së të nxehtit -
Qiratë në Zvicër: A mund të kërkoni ulje të qirasë gjatë valës së të nxehtit? -
Rekorde të reja të temperaturave në Zvicër, deri në 34.5 gradë në Sion -
Me 172 km/h në tunelin e Gotthardit, 22-vjeçari gjerman ndalohet dhe përjashtohet nga rrugët zvicerane












