Lajme
Rritet inflacioni në BE, rritje e madhe e çmimeve të konsumit
Çmimet e konsumit në 19 vendet e BE-së që përdorin monedhën e përbashkët po rriten në nivel rekord.
Agjencia europiane e statistikave, Eurostat, deklaroi të martën se kuota e inflacionit në zonën Euro arriti në 4.9% në nëntor, më e larta që nga nisja e regjistrimit në vitin 1997. Sipas agjencisë, inflacioni në këtë muaj u shkaktua kryesisht nga rritja e lartë e çmimeve të energjisë dhe u rrit nga niveli 4.1% që ishte në tetor.
Muajin e kaluar, inflacioni në Eurozonë arriti në nivelin më të lartë në 13 vjetët e fundit.
Inflacioni në Eurozonë vetëm për energjinë arriti në 23.5% në tetor.
Ministrat e financave të BE-së do t’i përqendrojnë diskutimet e tyre mbi “zgjidhjet e mundshme politike”, por deri më tani, blloku ua ka lënë në dorë qeverive kombëtare t’i përgjigjen krizës energjetike të këtij dimri.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit












