Lajme
Rritet numri i udhëtarëve në Aeroportin e Prishtinës për 44 % nga viti i kaluar
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” vetëm gjatë muajit janar janë realizuar 1 mijë e 584 fluturime, apo 424 fluturime më shumë se në janar të vitit 2021, kështu kanë njoftuar nga Zyra për Informim në ANP për Albinfo.ch.
Gjatë muajit që lamë pas në aeroporti i Prishtinës ka pasur edhe rritje të numrit të udhëtarëve që kanë zgjedhur këtë aeroport për fluturimet e tyre.
Për dallim nga janari i vitit 2021, numri i udhëtarëve në ANP është rritur për 44.71%, duke arritur shifrën prej 194 mijë e 207 udhëtarë vetëm gjatë muajit janar 2022, shkruan Albinfo.ch.
Muaji shkurt kur është festa e pavarsisë së Kosovës pritet të ketë po ashtu rritje të fluksit të fluturimeve.
Ndryshe, ditë më parë aeroporti “Adem Jashari” ka hyrë në listën e 100 aeroporteve më të ngarkuara në Evropë, shkruan albinfo.ch. Sipas Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën (ACI), Aeroporti i Prishtinës u pozicionua si i 88-ti më i ngarkuari me 2.176.036 udhëtarë që kaluan përmes këtij aeroporti.
Në rajon, vetëm Aeroporti i Beogradit doli të jetë më i ngarkuar, i cili u rendit i 71-ti, përpara aeroporteve si Edinburgu, Krakovi, Malta, Minsku dhe Riga, por vetëm pas Venecias dhe Sofjes. Ai i Stambollit u bë aeroporti më i ngarkuar i Evropës në vitin 2021./Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Reforma e re shëndetësore shqetëson mjekët Mjekët në Zvicër kanë shprehur shqetësim për një reformë të re që parashikon vendosjen e një... -
Aargau po shndërrohet në qendrën kryesore të trafikut të kokainës në Zvicër -
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti?













