Lajme
Rritet punësimi në Eurozonë
Në Forumin Ekonomik të Brukselit presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dha një vlerësim optimist për rimëkëmbjen e Bashkimit Evropian. Ajo premtoi se “pas 18 muajsh, të gjitha 27 shtetet anëtare do të shërohen nga kriza e shkaktuar nga pandemia COVID-19”.
Por vuri në dukje se “ky është rezultat i vendimeve të politikave që kemi marrë që në fillim të pandemisë”. Shifrat më të fundit të prodhimit dhe punësimit duket se e vërtetojnë këtë pretendim të guximshëm.
Më 23 gusht vlerësimi paraprak i indeksit të menaxherëve të blerjes në Eurozonë, një studim mujor i kompanive i përpiluar nga IHS Markit, tregoi se punësimi në korrik dhe gusht është rritur me ritmin më të shpejtë mujor në 21 vjet. Kjo u ndoq nga të dhëna pozitive zyrtare mbi prodhimin dhe punësimin, javën e kaluar.
Von der Leyen u dha meritë qeverive evropiane për parandalimin e rritjes së madhe të papunësisë gjatë krizës. Eurozona përjetoi një kulm shumë më të ulët të papunësisë sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryesisht sepse qeveritë reaguan me shpejtësi për zgjerimin e skemave kombëtare për parandalimin e humbjes së vendeve të punës. Në Gjermani, për shembull, u zbatua programi Kurzarbeit, i cili i lejon punëtorët të punojnë më pak orë për një pagë më të ulët, për të shmangur pushimin nga puna.
Punonjësit e agjencive u përfshinë për herë të parë në program dhe qeveria ofroi më tepër para, duke rimbursuar të paktën 60 për qind të pagave dhe 100 për qind të sigurimeve shoqërore. Në Itali, u lehtësuan kufizimet në lidhje me madhësinë dhe llojin e firmave që kanë të drejtë të përfitojnë mbështetje qeveritare dhe u thjeshtuan proceset për të kërkuar mbështetje financiare. Sidoqoftë, përpjekja për të ndaluar pushimet nga puna ishte e pasuksesshme.
Megjithatë, të dhënat e papunësisë paraqesin një pamje të rreme pozitive të tregut të punës në Eurozonë, dhe kjo për dy arsye. Së pari, niveli i pjesëmarrjes në fuqinë punëtore ra ndjeshëm me goditjen e krizës, dhe ende nuk është rimëkëmbur. Në kontrast me Amerikën, ku më shumë se gjysma e rënies së pjesëmarrjes në punë ka të bëjë me persona që kanë dalë në pension gjatë pandemisë, në Evropë, rënia u përhap në mënyrë më të barabartë dhe përfshin shumë punëtorë të rinj, të cilët me siguri do të duan të rifillojnë punë në të ardhmen.
Në total, rreth 2.5 milionë më pak njerëz janë në punë në krahasim me fundin e vitit 2019, dhe shumica dërmuese nuk klasifikohen si të papunë, pasi nuk janë duke kërkuar punë në mënyrë aktive. Sipas të dhënave më të fundit, rreth gjysma e mungesës së vendeve të punës ishte në Spanjë dhe Itali, të cilat historikisht kanë pasur probleme serioze me krijimin e vendeve të punës.
Me miliona njerëz ende janë duke përdorur skemat e ruajtjes së vendeve të punës dhe ata trajtohen si të punësuar për qëllimet e statistikave zyrtare. Banka Qendrore Evropiane, kohët e fundit, vlerësoi se rreth 5% e fuqisë punëtore ishte ende e regjistruar në këto programe në maj, ose afërsisht 10 milionë njerëz.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?