Koronavirusi: çast pas çasti
Raka: Pavarësisht rritjes së rasteve, mbyllja është opsion i fundit
“Ju e dini që çdo ditë kemi numër të konsiderueshëm të rritjes së testimeve, sot pothuajse iu kemi afruar numrit prej 1 mijë sipas kërkesave dhe nevojave që janë paraqitur në terren. Kapacitetet testuese janë rritur, jemi në përgatitje e sipër edhe të zgjerimit të kapaciteteve spitalore… Kanë përfunduar procedurat projektuese, javën tjetër sigurisht do të nisin dhe procedurat e shpejta të tenderimit. Jemi edhe në një procedurë tjetër brenda QKUK-së të shtojmë kapacitete në shtretër, diku të ketë edhe 100 shtretër shtesë”, ka thënë Zemaj.
Ndërsa kryesuesi i Bordit, Lul Raka, ka deklaruar se mbyllja totale nuk është zgjidhje dhe se ajo mund të jetë opsion i fundit.
Krahas kësaj, ai ka shtuar se në këtë takim do të diskutohet edhe për konviktet, mësimin në arsimin e lartë dhe çështjen e kufijve.
“Sot do të diskutohet për konvikte, mësimin në arsimin e lartë, për çështjen e kufijve, sepse e keni parë edhe qasjen e reciprocitetit. Kosova aktualisht është në mesin e shteteve me numrin më të vogël të rasteve, derisa pjesa tjetër e Evropës çdo ditë po skuqet, është drita e kuqe për shkak të rritjes së rasteve…. Qasja e bordit prej fillimit ka qenë hapja e kontrolluar, me zbatim të masave parandaluese dhe me respektim struktë nga autoritetet shtetërore. Mbyllja totale nuk është diskutuar më sepse nuk është opsion, ndoshta prej A deri në Zh është opsioni Zh. Por kjo varet prej kapaciteteve shëndetësore, sepse nëse e shohim që nuk ka vend të lirë në spital, atëherë normal që vendimet duhet të merren konform situatës aktuale dhe kapaciteteve”, ka thënë ai.
Pas këtyre deklarimeve mbledhja është duke vazhduar e mbyllur.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Mërgata kosovare në Zvicër voton më 6 qershor në ambasadë dhe konsullata Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër ka njoftuar se procesi i votimit fizik për qytetarët... -
10 kompani nga Kosova prezantohen në panairin “She Leads 2026” në Cyrih -
Katy Perry konfirmohet për “Sunny Hill Festival”, ylli botëror vjen në Prishtinë -
Xherdan Shaqiri nis pushimet në bregdetin shqiptar -
Zvicër
Deputeti Arbër Bullakaj bën thirrje: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”
Jeta në Zvicër
-
Mërgata kosovare në Zvicër voton më 6 qershor në ambasadë dhe konsullata Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër ka njoftuar se procesi i votimit fizik për qytetarët... -
Çfarë duhet të dini për patentën e re digjitale të shoferit në Zvicër? -
Parlamenti zviceran refuzon kthimin e taksimit të përbashkët të bashkëshortëve -
Transporti publik në Zvicër është i sigurt, përveç në një zonë -
Gjithnjë e më shumë pasagjerë të padisiplinuar në fluturime













