Kosova
Rritje e kërkesës për lejeqëndrim në Kosovë
Për periudhën tetor-dhjetor të vitit 2023, numri i kërkesave për leje qëndrim në shtetin e Kosovës ishte mbi 2 mijë e 500
Sipas të dhënave të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, nga numri i kërkesave totale për leje qëndrim që ishte 2,640, 1,490 që ishin meshkuj dhe 1,150 ishin femra.
Sipas shtetësisë, me numrin më të madh të kërkesave për leje qëndrim prinë shtetasit turq me 747 kërkesa.
Nga ky numër 147 kërkesa janë për bashkim familjar, 399 kërkesa për punësim, 180 për studime, ndërkaq 18 kërkesa figurojnë si humanitare.
Pas Turqisë, në rendin e dytë vijnë kërkesat nga Bangladeshi me 439 në total pasuar nga shtetasit serb me 436 kërkesa.
Nga numri i përgjithshëm i kërkesave, 556 shtetas turq kanë fituar leje qëndrim të përkohshëm, derisa 10 të tjerë leje qëndrim të përhershëm.
92 migrantë u akomoduan në Qendrën për migrantë gjatë muajve tetor-dhjetor të 2023-tës.
Në të dhënat e publikuara nga Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), thuhet se në Qendrën e pritjes së përkohshme për migrantë janë akomoduar gjithsej 92 migrantë të gjinisë mashkullore.
Sipas të dhënave, 44 personat të akomoduar vijnë nga Siria që të gjithë meshkuj. Nga ky numër 3 i përkasin moshës 14 deri në 17 vjeç ndërkaq 41 janë të moshës 18 deri në 34 vjeç.
Pas Sirisë, në listë migrantët e akomoduar në Qendrën e përkohshme për migrantë, vijnë nga Maroku dhe Palestina.
19 persona figurojnë në listë si të ardhur nga Maroko e 11 nga Palestina.
Në këtë qendër u akomoduan edhe migrantë të tjerë nga Tuqia, Afganistani, Iraku, Pakistani, Libia, Algjeria, Egjipti e Kameruni, raporton Front Online.
Tetor-dhjetor 2023/ 508 persona kërkuan të lirohen nga shtetësia e Kosovës
508 persona kanë bërë kërkesë për lirim nga shtetësia e Kosovës vetëm në muajt tetor-dhjetor të 2023-tës.
Në të dhënat e publikuara nga departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), shihet se kërkesat më të mëdha për lirim nga shtetësia kanë ardhur nga qytetarët që jetojnë në Gjermani, me gjithsej 365 kërkesa.
91 qytetarë nga Austria kanë kërkuar të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, pasuar nga Sllovenia me 25 kërkesa brenda këtyre 3 muajve të vitit 2023.
Po ashtu gjatë kësaj periudhe kanë aplikuar 2 persona për fitim të shtetësisë dhe janë marrë 413 vendime për fitim të shtetësisë së Republikës së Kosovës: 56.4% vendime pozitive dhe 43.6% vendime negative. /GazetaExpress
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në












