Lajme
Sa para do të fitonte Kosova nëse do të kualifikohej në Euro 2020?
Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian “Euro 2020”, pas humbjes së mbrëmshme në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, raporton Insporti.
Në “Todor Proeski” në Shkup, “Dardanët” janë përballur me Maqedoninë e Veriut.
Skuadra që drejtohet nga Bernard Challandes është mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1.
Kjo humbje nuk e dëmtoi ekipin përfaqësues të Kosovës në aspektin sportiv, por edhe në atë financiar.
UEFA kishte ndarë 9.25 milionë euro të destinuara të shkojnë për të gjithë federatat që kualifikohen në grupe të Euro 2020.
Çdo fitore në grup vlen 1.5 milion euro, ndërsa barazimi 750 mijë euro, ndërsa kualifikimi nga grupet sjell edhe dy milionë euro të tjera ekstra për kombëtaret, shkruan insajderi, transmeton Albinfo.ch.
Kështu, moskualifikimi u ka kushtuar Dardanëve rreth 10 milionë euro në aspektin financiar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve











