Kosova
Samiti BE-Ukrainë do të mbahet në Kiev gjatë kësaj jave
Në një konferencë për media, kryeministri i Ukrainës tha se samiti Ukrainë-Bashkimi Evropian do të mbahet të premten, teksa ky shtet po vazhdon të përballet me pushtimin e Rusisë.
“Samiti Ukrainë-BE do të mbahet në Kiev më 3 shkurt”, tha kryeministri ukrainas, Denys Shmygal, gjatë takimit të Qeverisë të martën. Ai tha se kjo ngjarje është “jashtëzakonisht e rëndësishme” për synimin e Kievit që të anëtarësohet në bllokun evropian.
“Fakti që ky samit do të mbahet në Kiev është një sinjal i fuqishëm edhe për partnerët, edhe për armiqtë”, theksoi Shmygal.
Bashkimi Evropian ende nuk ka dhënë detaje se kush do të marrë pjesë në këtë samit.
Presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi nisjen e pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt 2022, dhe forcat e tij vazhdimisht kanë sulmuar infrastrukturën civile, përfshirë edhe në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Shmygal tha se fakti që ky samit i profilit të lartë do të mbahet në kohën kur po vazhdon lufta, është dëshmi për Rusinë se përpjekjet e saj për të ndjellë mosmarrëveshje midis aleatëve perëndimorë të Kievit dhe për të parandaluar anëtarësimin e Ukrainës në BE kanë qenë të kota.
Kryeministri ukrainas tha se edhe një ngjarje kyçe do të zhvillohet të enjten, kur konsultimet midis Qeverisë së Ukrainës dhe Komisionit Evropian do të mbahet “për herë të parë në historinë tonë”.
Ukraina ka marrë statusin e vendit kandidat për në BE qershorin e vitit të kaluar.
Shtetet e BE-së e kanë mbështetur me vendosmëri Ukrainë që kur Moska nisi pushtimin në shkurt, duke goditur Rusinë me një valë ndëshkimesh ekonomike dhe duke i dërguar armë Kievit. /REL
E-Diaspora
-
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ABSM Basel – Instituti i Trajnimit dhe Këshillimit për... -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër do të mbahet referendum për kontrollin e qirave Shoqata Zvicerane e Qiramarrësve ka mbledhur mbi 140 mijë nënshkrime, duke siguruar mbajtjen e një referendumi... -
Në Zvicër bakshishi nuk është detyrim, por mbetet një gjest mirënjohjeje -
Raporti i SECO: Tregu i punës në Zvicër po ndahet mes zviceranëve dhe punëtorëve nga BE-ja -
Shërbimi inteligjent: Rusia mbetet kërcënimi kryesor për sigurinë e Zvicrës -
Zvicër
Zvicra shënon ditën më të nxehtë të qershorit në histori, termometri arrin në 38°C













