Lajme
Serbia ndalon aterrimin e aeroplanëve të Malit të Zi
Me vendim të drejtorisë për aviacion civil të Serbisë, aeroplanët e kompanisë nacionale të Malit të Zi, “Montenegro Airlines”, prej të mërkurës nuk kanë leje për të aterruar në aeroportin e Beogradit, “Nikola Tesla”, kanë raportuar mediat serbe.
Ky vendim është kundërmasë e vendimit të autoriteteve malazeze që kufijtë e këtij vendi mos t’i hapë për qytetarët e Serbisë, për shkak të koronavirusit, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch
Të hënën kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq ka thënë se do të hapen kufijtë për banorët e vendeve që kanë më pak se 25 të infektuar për 100 mijë banorë, si Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Hungaria, Shqipëria e Greqia.
Në shpjegimin e vendimit të drejtorisë së aviacionit civil të Serbisë thuhet se me pamundësimin e hyrjes së qytetarëve të Serbisë në Mal të Zi, është dëmtuar rëndë principi i reciprocitetit në lëvizjen e udhëtarëve në mes të dy vendeve.
Të hënën kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka thënë se ky vend nuk do të mbyll kufijtë për qytetarët e Mali të Zi, ndërsa u ka bërë thirrje serbëve që mos të shkojnë atje ku nuk janë të mirëpritur.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














