Shqipëria
Sezoni turistik sjell një ekuilibër të ri të kursit të lekut
Që në fillim të muajit qershor e deri në fund të këtij muaji, ka një lloj stabilizimi në tregun valutor, si rezultat i disa ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë
Pas ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë për të frenuar rënien e monedhës euro në këmbim me lekun, duket se do të jetë sezoni turistik ai që do të sjellë një ekuilibër të ri në kursin e këmbimit valutor në vendin tonë.
Elvin Meka ekonomist për çështjet bankare, u shpreh për ATSH-në, se që në fillim të muajit qershor e deri në fund të këtij muaji, ka një lloj stabilizimi në tregun valutor, si rezultat i disa ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, duke e sjellë në një ekuilibër më të qetë ose në luhatje të vogla 0,2 lekë, që janë normale në aktivitetin e përditshëm të shkëmbimit të monedhave në treg.
Ajo që mbetet për t’u parë, thekson Meka, është si do të reagojnë tregjet dhe institucionet kryesisht në sezonin veror që shënon pikun në këto dy muaj të vitit, (korrik, gusht) ku Shqipëria historikisht regjistron fluksin më të lartë të monedhave të huaja.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore












