Kosova
Paditet Google për diskriminim të gjuhës shqipe
Mësohet se gjiganti teknologjik Google është paditur në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për mospërfshirjen e gjuhës shqipe në gjuhët e mbështetura nga Google, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se ky diskriminim ka pasur pasoja të mëdha në media, marketing, investime të huaja, zhvillim ekonomik dhe teknologjik në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që flitet gjuha shqipe.
Bëhet e ditur se padia është ngritur nga z. Haki Dervishi, shtetas amerikan me banim në Palm Springs, Kaliforni, i dekoruar rishtazi nga Presidenti Biden me Dekoratën dhe Mirënjohjen Jetësore për kontribut të vazhdueshëm për kombin amerikan, dhe Dr. Neshad Asllani, mjek i njohur kosovar, themelues i “Qendrës Kosovare për të Drejtat e Njeriut” dhe anëtar bordi në organizatën “Dekada për të Drejtat e Njeriut” në New York.
Në njoftimin për media thuhet se paditësit besojnë se diskriminimi i vazhdueshëm i gjuhës shqipe nga Google ka bërë që folësit e gjuhës shqipe të diskriminohen nga pjesa tjetër e Evropës dhe botës në zhvillimin e biznesit, në marketing dhe gazetari, pasi janë të përjashtuar nga platformat Google Ads, Google Adsense dhe Google Admob.
Kontributi i z. Dervishit dhe Dr. Asllanit për Kosovën është shumëdimensional qysh nga fillimi i viteve të 90-ta. Vlen të ceket, dokumentimi i shkeljes së të drejtave të njeriut dhe lobimi i vazhdueshëm në Kongresin Amerikan për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.
Por, sipas Dr. Asllanit dhe z. Dervishit, angazhimi i tyre lobues dhe koordinimi i aktiviteteve për pranimin e Kosovës në Rotary International më 5 nëntor të vitit 2005 që rezultoi me njohjen e parë ndërkombëtare të Kosovës, do të mbetet një nga momentet më të ndritura të përkushtimit të tyre për kauzën kombëtare.
Dervishi dhe Dr. Asllani gëzojnë një përkrahje të parezervë të miqve amerikanë për t'a bërë të padrejtën të dukshme. Ata kanë angazhuar edhe avokatë amerikanë për të paditur gjigantin Google në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për diskriminim të gjuhës shqipe.
Dedikimi i z. Dervishit dhe Dr. Asllanit për zhvillim të kombit dhe kontributi i tyre i vazhdueshëm për liri, paqe, barazi dhe mosdiskriminim shton besimin se Google do të shqyrtojë me interes këtë padi dhe konsiderojë shtimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare të mbështetur nga Google.
Kjo do të sjellë risi të mëtejshme të teknologjisë informative, duke krijuar mundësi reale për zhvillim ekonomik, punësim, investime të huaja, marketing dhe informim cilësor duke iu mundësuar gazetarëve të bëjnë punën e tyre edhe më mirë.
Dr. Asllani dhe z. Dervishi gëzojnë përkrahje të jashtëzakonshme ndërkombëtare dhe mbesin të hapur për bashkëpunim me të gjithë të interesuarit për këtë çështje të rëndësishme për kombin tonë.
E-Diaspora
-
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë Trajnimi në Dachau mblodhi mësues, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë të arsimit, me synim forcimin e mësimdhënies... -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat
Jeta në Zvicër
-
Firma zvicerane shkurton orarin e punës gjatë vapës, punonjësit punojnë vetëm gjashtë orë Kompania nga Allschwil u dhuron punonjësve orët e humbura për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e... -
Ja cilat zona të Zvicrës sot janë nën alarm për stuhi -
Pamje e rrallë në Liqenin e Konstancës, shfaqet një “tornado uji” gjigant -
Stuhia “paralizon” Aeroportin e Cyrihut, anulohen 70 fluturime -
Një tjetër valë stuhish godet Zvicrën, autoritetet paralajmërojnë për përmbytje dhe breshër












