CH-Ballkani
Shkarkohet nga posti i kryetarit të Preshevës, reagon Shqiprim Arifi
Pas këtij vendimi, për të cilin ai ka akuzuar se ka qenë i dhunshëm dhe nga pushteti autoritar i Beogradit, Arifi ka njoftuar se do të tërhiqet nga aktiviteti politik
Politikani shqiptar në Luginën e Preshevës, Shqiprim Arifi, ka njoftuar të shtunën se është shkarkuar nga posti i kryetarit të Komunës së Preshevës.
Pas këtij vendimi, për të cilin ai ka akuzuar se ka qenë i dhunshëm dhe nga pushteti autoritar i Beogradit, Arifi ka njoftuar se do të tërhiqet nga aktiviteti politik.
“Dje në mesnatë, pushteti autoritar i Beogradit, në mënyrë arbitrare dhe duke mos ndjekur asnjë procedurë ligjore, si dhe pa asnjë njoftim zyrtar, regjimi serb dhe antishqiptar duke vazhduar traditën e Millosheviqit të viteve ’90-ta, në mënyrë të dhunshme më SHKARKUAN nga posti i Kryetarit të Komunës së Preshevës. Njëkohësisht, ky regjim antishqiptar dhunshëm instaloi një organ të përkohshëm deri në zgjedhjet e ardhshme”, ka shkruar Arifi në Facebook, transmeton albinfo.ch.
Arifi i ka quajtur veprime raciste antishqiptare veprimet e fundit të pushtetit qendror në Serbi.
“Ka disa kohë që Vuçiq kërcënon publikisht shqiptarët e Luginës së Preshevës. SHKARKIMI i dhunshëm imi, mesnatën e mbrëmshme, pa asnjë procedur ligjore dhe asnjë njoftim, ndodh menjëherë pas kërcënimit të fundit publik të Vuçiqit në këtë javë dhe 24 orë pasi u dënova nga Gjykata serbe për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar më 28 Nëntor. Me këto veprime raciste antishqiptare që janë trashëgimi e politikave të regjimit të Millosheviqit, Serbia e sotshme e Vuçiqit dëshmon tani më 3 dekada e më shumë se shqiptarët nuk i konsideron si qenie njerëzore dhe assesi qytetarë të barabartë në Serbi. Diskriminimi ndaj shqiptarëve është agjendë e pandërprerë e politikave të Vuçiqit dhe Serbisë së tij proruse”, ka shkruar ai tutje, duke e quajtur regjim autokrat që e përdor nacionalizmin ekstrem serb ndaj shqiptarëve të Luginës.
Arifi ka akuzuar politikanët e tjerë shqiptarë, pa të cilët, sipas tij, nuk do të mund të ndodhte shkarkimi.
“SHKARKIMIN tim të dhunshëm nuk kishte mundur ta realizojë pa ndihmën e pakursyer të shqipfolësve serbofilë siç janë: Ragmi Mustafa, Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Argjend Sherifi, si dhe disa kompani lokale mafioze që bashkëpunojnë me qarqet e errëta në Serbi. Kjo klasë politike bashkëpunuese besnik të regjimit serb me dekada janë bërë vegël e lehtë për Vuçiqin dhe Serbinë për të realizuar agjendën e tij antishqiptare në Luginë të Preshevës”, ka shtuar ai, duke thënë se tash kryetar i Komunës është Ragmi Mustafa.
Për shkarkimin, Arifi ka thënë se i ka lajmëruar partnerët ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.
Në fund, ai ka bërë të ditur se i jep fund aktivitetit politik në Luginë. “Me këtë SHKARKIM të dhunshëm nga regjimi serb i jap FUND politikës aktive në Luginë të Preshevës, por në anën tjetër dhe një herë më shumë më ka motivuar që luftën ndaj padrejtësisë, diskriminimit, pasivizimit dhe luftën për të drejta elementare dhe avokimin e të drejtave të popullit tim, për shqiptarët autoktonë të këtyre trojeve, ta ngre në një nivel më të lartë!” ka përfunduar Arifi.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













