Lajme
Shkencëtarët italianë pretendojnë se kanë zhvilluar vaksinën kundër koronavirusit
Shkencëtarët italianë pretendojnë se kanë zhvilluar vaksinën e parë që mund të vrasë koronavirusin.
Studiuesit thonë se ata planifikojnë të bëjnë provën e parë te njerëzit në vjeshtë pas testeve laboratorike të kryera në minj, shkruan The Sun.
Rezultatet paraprake nga testet laboratorike treguan se antitrupat e krijuar gjatë provës te minjtë ishin në gjendje të ndalonin qelizat njerëzore të infektoheshin me koronavirus.
Luigi Aurisicchio, shef ekzekutiv i Takis Biotech tha: “Me sa dimë ne, jemi të parët në botë deri më tani që kemi demonstruar një neutralizim të koronavirusit me anë të një vaksine”.
Janë të shumtë shkencëtarët dhe kompanitë, të cilët po përpiqen të zhvillojnë një vaksinë kundër Covid-19.
Testimi te njeriu në Evropë filloi nga Universiteti i Cambridge në Britani, ndërsa në SHBA nga kompania gjermane e bioteknologjisë BioNTech.
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti















