Kosova
Shkollat në Prishtinë i hapin dyert për fëmijët e ardhur nga Shqipëria
Përveç hapjes së shtëpive, kampeve, përveç ndihmave materiale dhe në burime njerëzore, Kosova do të hapë edhe shkollat për fëmijët e larguar nga Shqipëria, në mënyrë që ata të mos humbasin mësimin.
Kryetari i Komunë së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se shkollat e Prishtinës janë të hapura për të gjithë fëmijët e larguar nga Shqipëria për shkak të tërmetit, dhe të strehuar në Prishtinë.
Ai ka shkruar në Facebook se së shpejti Drejtoria e Arsimit do të tregojë detajet e lajmërimit, sistemimit dhe inkuadrimit të fëmijëve që të mos humbin orë mësimi.
Shkollat në Shqipëri, në rajonet e prekura më shumë nga tërmeti, do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri më 9 dhjetor, ndërsa në qarqet përreth, përfshirë Tiranën, ato do të hapen më 5 dhjetor.
Ndërkohë, autoritetet kosovare nuk kanë ende një shifër të saktë se sa qytetarë shqiptarë të prekur nga tërmeti kanë hyrë në Kosovë, por vetëm në qytetin e Prizrenit llogariten më shumë se 2 mijë, prej të cilëve 500 në kampin inovativ trajnues kosovaro-gjerman dhe 1500 të tjerë në shtëpitë e prizrenasve, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas Zvicra po merr pjesë për herë të parë si anëtare e një takimi të koalicionit ndërkombëtar... -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh














