Shqipëria
Shqipëri: Ekonomia po rimëkëmbet me shpejtësi, shkak turizmi
Një ndër sektorët kryesorë që po ndikon në ringritjen e shpejtë të ekonomisë është edhe turizmi
Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj deklaroi sot se Shqipëria është një ndër vendet që duhen marrë shembull sa i takon reformave që ka ndërmarrë, ku ndër to veçoi atë të Drejtësisë, të cilat i kanë shërbyer zhvillimit ekonomik.
Gjatë një debati në një nga studiot televizive, Ahmetaj bëri të ditur se falë edhe këtyre reformave, kemi sot kompani të shumta austriake, të Europës veriore, franceze, greke turke, gjermane etj, që operojnë në tregun vendas, në sektorë të ndryshëm, kryesisht energjetikë, infrastrukturë, sistemin bankar dhe sektorin e telekomunikacioneve.
“Vijnë sepse besojnë te Shqipëria e sotme e te ajo e nesërme që po reformohet dita-ditës”, deklaroi Ahmetaj, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
Ahmetaj po ashtu theksoi se një ndër sektorët kryesorë që po ndikon në ringritjen e shpejtë të ekonomisë është edhe turizmi. Sipas tij, numri i turistëve të huaj arriti në rreth 6.3 milionë në fund të vitit 2019 dhe falë vaksinimit masiv turizmi pritet të rikuperohet shumë shpejt, pasi deri tani kemi rritje të rezervimeve me rreth 30%.
Ndërkohë, lidhur me procesin e rindërtimit, ministri Ahmetaj u shpreh se 524 apartamentet në Laç do të jenë gati në muajin gusht.
Ahmetaj foli për vaksinimin, proces i cili bëri të ditur ai, po ecën me ritme shumë të shpejta dhe deri në fund të muajit gusht pritet të jenë të vaksinuar të gjitha qytetarët 65 vjeç e sipër.
“I gjithë procesi i rindërtimit do të mbyllet në vitin 2022”, deklaroi ministri.
Sipas tij, kosto e vaksinimit të popullatës në vit llogaritet 45 milionë dollarë dhe e njëjta vlerë, shtoi ministri, po parashikohet të programohet edhe për periudhën afatmesme, pasi parashikimet flasin për nevojën e vaksinimit edhe në vitet në vijim.
Ministri duke bërë të ditur se kostoja për vaksinimin është shumë herë më e ulët po të llogaritësh koston që shkaktoi pandemia në ekonominë shqiptare gjatë vitit 2020 që llogaritet rreth 700-800 milionë dollarë.
Ekonomia shqiptare theksoi ai, falë edhe luftës ndaj COVID-19 po ringrihet me shpejtësi dhe parashikohet që këtë vit rritja ekonomike të jetë mbi 6% e PBB-së.
Duke folur për vizitën në Turqi, ministri Ahmetaj tha se frytet e takimeve ndër vite duken me shtimin e prezencës së investitorëve turq në Shqipëri.
“Interesi i investitorëve turq është rritur, si dhe marrëdhëniet dypalëshe janë shumë të mira, si në aspektin politik, edhe në atë ekonomik”, shtoi ministri.
Ahmetaj foli edhe për projektin e fabrikës së prodhimit të medikamenteve në kuadër të bashkëpunimit me Turqinë. Ministri tha se për shkak të pandemive, investimet për prodhimin e medikamenteve janë strategjike dhe qeveria do të ofrojë lehtësi maksimale për të bërë të mundur realizimin e këtij investimi.
Shumë shpejt, tha ai, pritet që të në Shqipëri të vijnë edhe përfaqësuesit e kompanisë dhe të nisë puna për studimin e fizibilitetit për ndërtimin e fabrikës.
E-Diaspora
-
Kërkohej nga Italia si trafikant droge, kapet në Durrës 41-vjeçari shqiptar Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia është vënë në pranga në Durrës, përcjell albinfo.ch....
-
Daily Telegraph: 1 në 50 shqiptarë në Angli është në burg
-
Kanada
Një serial i ri amerikan me aktoren shqiptare Lyra Xhoci
-
Naim Dina u zgjodh asamblist në qytetin Renens të Kantonit Vaud
-
Presidentja Osmani takoi mërgatën në Francë
Jeta në Zvicër
-
Pas vendimit të BE-së, makinat elektrike mund të bëhen më të shtrenjta për klientët zviceranë Pavarësisht rezistencës së Gjermanisë, Bashkimi Evropian ka vendosur të rrisë tarifat e importit për makinat elektrike...
-
Misioni asteroid “Hera”, gati për t’u nisur me pjesëmarrjen e Zvicrës
-
Në shërbim që nga viti 1976, jep dorëheqjen kryebashkiaku më jetëgjatë i Zvicrës
-
Treni kalon aeroportin e Cyrihut, udhëtarët humbasin fluturimin
-
A do të duhet kantonet periferike të ndërpresin linjat e autobusëve dhe trenave?