Shqipëria
Shqipëri: Fermerët ankohen për çmimet dhe mosinteresimin institucional
Festën e dredhëzave, fermerët në Frakull të Fierit e kanë shfrytëzuar për të shprehur shqetësimin për çmimin e ulët të tyre, por edhe mungesën e vëmendjes për këtë kategori nga institucionet, përcjell albinfo.ch.
Ky ishte viti i tretë që dredhëzës i kushtohet festa. Por, fermerët që merren me kultivimin e saj thonë se nuk kanë arsye të jenë entuziastë, dhe aq më tepër të festojnë.
“Prodhimi nuk ka qenë ai i prituri. Hasim vështirësi si në prodhim, si në çmime. Malli ka pasur probleme për t’u shitur”, kanë thënë prodhuesit.
Ministri Blendi Klosi, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, tha se festa të tilla shërbejnë për të promovuar prodhimin vendor.
Klosi theksoi se kjo ngjarje është një kombinim i duhur i festës tradicionale e prodhimeve vendase.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë Të premten, persona të panjohur hynë me forcë në një dyqan armësh në Wallbach, Aargau. Dy... -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë













