Lajme
Shqipëri, nis digjitalizimi i shkollave
Kryeministri Edi Rama e konsideroi një lloj revolucioni digjitalizimin e shkollave, i cili u mundëson të gjithë gjimnastëve shqiptarë kushte moderne të arsimimit
Brenda tri viteve të ardhshme, të gjitha gjimnazet e Shqipërisë do të përfshihen në sistemin e digjitalizimit, që konsiderohet sistemi evropian i modernizimit të shkollave. Ky model konsiderohet një lloj revolucioni nga ana e kryeministrit të Republikës, Edi Rama, që u mundëson gjimnastëve shqiptarë kushte moderne të arsimimit.
“Është një fazë e parë e transformimit, që ne e propozuam në kuadrin e ideve të reja për shkollën. Kishte njerëz skeptike, por sot jemi përpara një fakti të kryer, që puna ka filluar konkretisht dhe shkollat po përfshihen në këtë program revolucionarizues. Në tre vjet, të gjitha gjimnazet e vendit tonë do të kalojnë nga faza ku gjenden sot, në një fazë të re”, tha Rama.
Sipas tij, në përfundim të projektit në tre vitet e ardhshme do të jemi në kushtet e një transformimi të pa ndodhur më parë. “Bëhet fjalë për një fazë të re dhe një transformim radikal në qasjen ndaj shkollës, por edhe në marrëdhëniet mes mësuesve nxënësve, prindërve dhe në raportin e të tre këtyre komponentëve me dijen që duhet të garantojë shkolla për fëmijët dhe nxënësit”, deklaroi ai.
Ky proces, sipas kryeministri Rama, nuk është i lehtë dhe ka një problem kryesor, ku për herë të parë nuk janë nxënësit problemi, por mësuesit, pasi sipas Ramës, nxënësit e kanë shumë më të thjeshtë të adaptohen me këtë teknologji të re.
“Deri tani, investime në teknologji janë bërë, por nuk janë shoqëruar me trajnime dhe aftësinë e domosdoshme për përdorimin e këtyre mjeteve në funksion të dijes. Ky është një transformim radikal që do të sjellë shumë të mira dhe do të krijojë një lidhje të re dhe shumë transparente në atë që ndodh në marrëdhëniet mes një mësuesi dhe një nxënësi, mes shkollave, etj. Kjo teknologji na jep mundësinë që të kemi përballë një pasqyrë të kompleksitetit të lidhjeve, për të pasur një pamje të qartë të zotësisë së mësuesve për të përcjellë dije, të aftësive të nxënësve dhe të përfshirjes së prindërve në këtë proces”, theksoi Rama citon TCH
Sistemi, sipas tij, krijon kushtet për mbledhjen dhe përpunimin e një mase shumë të madhe të informacionit, ndërsa projekti krijon mundësinë që të gjithë nxënësit e të gjitha gjimnazeve të Shqipërisë të jenë të barabartë përpara burimeve të dijes.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtarët raportojnë kontrolle të shtuara në Serbi, apel për kujdes gjatë sezonit të pushimeve Udhëtarë që kalojnë tranzit nëpër Serbi thonë se automjetet me targa të huaja po ndalohen për... -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë po ndërton një karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor -
Londër
Sopranoja Anila Aliu debuton me sukses në Londër
Jeta në Zvicër
-
Valët e të nxehtit do të bëhen “normaliteti i ri” në Zvicër Klimatologu i ETH Zurich, Reto Knutti, paralajmëron se ndryshimet klimatike kanë rritur temperaturat me afro 3... -
Mbyllet pas 156 vitesh ëmbëltorja historike në Zvicër -
Në prag të pushimeve verore, aeroportet paralajmërojnë për pritje të gjata -
Fituesi fatlum fiton çmimin e madh të EuroMillions: 73.93 milionë franga -
Më pak qëndrime nate gjatë majit, në Zvicër











