Shqipëria
Shqipëri: Aksion i policisë nëpër autostrada, gjoba dhe konfiskim lejesh
Këto kontrolle vijnë pas paralajmërimit të zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Policisë, Albert Dervishaj
Një ditë pas aksidentit tragjik, ku një familje me 4 persona humbi jetën në autostradën “Pavarësia”, në Vlorë ka zbarkuar një njësi e task-forcës së policisë rrugore. Burime bëjnë me dije se janë dashur vetëm pak orë që uniformat blu të ndërmarrin rreth 30 gjoba për shpejtësi të lartë mbi normat e lejuara.
Në këtë aks shpejtësia e lejuar është deri në 110 kilometër në orë, ndërkohë që sipas burimeve nga policia, personat e ndëshkuar janë pikasur duke lëvizur me shpejtësi nga 160 deri në 220 kilometra në orë, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Këto kontrolle vijnë pas paralajmërimit të zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Policisë, Albert Dervishaj, i cili një ditë më parë teksa lajmëroi se policia po heton me kujdes maksimal aksidentin tragjik që shoi një familje me 4 anëtarë, tha se policia rrugore do të intensifikojë masat, duke shtuar dhe prezencën e policëve në rrugë.
Referuar të dhënave, policia rrugore ka evidentuar shkeljet më të shpeshta nga ana e shoferëve, që nisin nga shpejtësia tej normave të lejuara, parakalimet e gabuara apo përdorimi i celularit, për të cilat pak javë më parë u miratuan dhe ashpërsime në kodin rrugor.
Një familje me katër anëtarë u shua në një aksident të rëndë të ndodhur mëngjesin e djeshëm në autostradën Fier-Vlorë, në zonën e quajtur “Kripa”. Teksa udhëtonin me një autoveturë “Toyota”, familjarët nga Patosi, Eduart Gushi, 44 vjeç; Silvana Gushi, 33 vjeçe; Anastasia Gushi 14 vjeçe dhe Eva Gushi 9 vjeçe, janë përplasur me një autoveturë tjetër tip “Audi”, duke përfunduar jashtë rruge dhe duke humbur jetën.
Përplasja ka qenë shumë e fortë, sa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat e pajetë nga automjeti. Vetëm një prej vajzave është arritur të dërgohet në spital, por mjekët e kanë pasur të pamundur ta mbajnë në jetë, si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë.
E-Diaspora
-
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit Albanifest Winterthur është festivali më i madh vjetor që zhvillohet në një qytet të vjetër, në... -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës
Jeta në Zvicër
-
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë Në një kohë kur turizmi në Kosovë po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, Vali Ranch... -
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës











