Shqipëria

Shqipëria mori zyrtarisht Kryesinë e OSBE-së

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka bërë të ditur se Shqipëria mori zyrtarisht Kryesinë e OSBE-së në Bratislavë, ku po zhvillohet dita e dytë e takimit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së.

Cakaj këtë e ka bërë të ditur në profilin e tij zyrtar në Facebook:

“Sot në Ministerialin e OSBE-së në Bratislavë Shqipëria zyrtarisht merr Kryesinë e OSBE-së. Pas një pune kapitale përgatitore në rrafshin politik e programatik, si dhe organizativ e logjistik, Shqipëria sot është krejtësisht e gatshme për të udhëhequr një Kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive”.

Pas një lobimi të fuqishëm dhe pas një pune kapitale përgatitore nga diplomacia shqiptare, një punë e përkrahur edhe nga aktorë të rëndësishëm evropianë, si në rrafshin politik e programatik, ashtu dhe në rrafshin organizativ e logjistik, “Shqipëria sot është krejtësisht e gatshme të udhëheqë një Kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive”, thekson deklarata. /Albinfo.ch