Shqipëria

Shqipëria, pjesë e konferencës së NATO-s dhe BE-së për sigurinë 5G

Siguria nëpërmjet rrjeteve 5G ishte në qendër të konferencës “Siguria 5G” në Pragë, mbajtur më 2 dhe 3 maj në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, nën kujdesin e Kryeministrit Andrej Babis.

Shqipëria ishte një nga 32 pjesëmarrësit në konferencë, ku morën pjesë të gjithë aleatët e BE-së dhe NATO-s. Vendi ynë përfaqësohej nga ambasadori i Shqipërisë në Republikën Çeke, Ilirian Kuka.

Në konferencë u theksua në veçanti nevoja për besim midis vendeve ku ata do të jenë të varur teknologjikisht në këto rrjete. Në konferencë u theksua se ndërtimi i rrjeteve 5G është një çështje gjeopolitike dhe duhet t’i kushtojmë vëmendje të veçantë sigurisë, privatësisë dhe elasticitetit të përgjithshëm të gjeneratës së ardhshme, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.

Kryeministri çek, Andrei Babiš, iu drejtua konferencës dhe tha se teknologjitë 5G do të jenë transformuese dhe “siguria duhet të jetë prioritet”.