Koronavirusi: çast pas çasti

Shteti i BE-së obligon testin PCR për hyrje në vend

Shtetet evropiane gjithnjë e më shumë po ashpërojnë masat, pas variantit të ri të koronavirusit

Ministri i Shëndetësisë së Bullgarisë, Konstantin Angelov është shprehur se, një test negativ PCR për virusin korona do të jetë i nevojshëm për të gjithë pasagjerët për të hyrë në vend.

Angelov tha se qëllimi i masave kufizuese ishte parandalimi i përhapjes së një lloji të ri, më ngjitës të koronavirusit, pasi tetë raste u raportuan në Bullgari.

“Ne do t’i bëjmë testet PCR të detyrueshme për të gjithë pasagjerët që hyjnë në vend, duke përfshirë ata nga Bashkimi Evropian,” tha Angelov, raporton AP, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.

Numri i njerëzve të prekur nga COVID-19 ka rënë në Bullgari dhe qeveria synon të lehtësojë disa masa.