Kosova
Sindikata alarmon për punësime nëpër konsullata, pas dorëheqjes së Qeverisë
Punësime, nxjerrje vendimesh, dhënie të gradave diplomatike, avancime të disa zyrtarëve, dërgime në misione diplomatike e konsullore të shumë personave pa u përfillur ligji, pa u zbatuar procedurat dhe duke mos i plotësuar kriteret e parapara ligjore dhe nënligjore në fuqi
Të gjitha këto veprime, sipas Shoqatës Sindikale të Anëtarëve Shërbimit të Jashtëm të Kosovës, janë bërë gjatë dy muajve të fundit, derisa Qeveria gjendet në dorëheqje, raporton KTV, përcjell albinfo.ch.
Sindikata vlerëson se me vendimet e marra janë degraduar sistemi dhe kapacitetet e Shërbimit të jashtëm.
Në një letër të gjatë, kjo sindikatë, të gjitha shkeljet ia ka rikujtuar ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli. Letra, të cilën e ka siguruar Koha Ditore, i është përcjellë edhe presidentit Hashim Thaçi, i cili bëhet përgjegjës për disa dekrete të jashtëligjshme.
“Ju keni vazhduar të përkrahni dhe zbatoni këtë trend të proceseve devijuese dhe degradimin e kapaciteteve profesionale, si brenda Ministrisë, ashtu edhe të misioneve diplomatike/konsullore, përkundër se këto çështje janë të rregulluara me dispozita të qarta ligjore”, thuhet në raportin e shkresës 9-faqëshe, ku rikujtohet se vazhdimisht janë denoncuar këto raste.
Në letrën ku sindikata tërheq vërejtjen se kjo praktikë nuk po ndalet, është ngritur nevoja edhe për përgjegjësi politike dhe penale.
“Mjerisht, edhe në ditët e sotme po vazhdon praktika denigruese, duke u nënshkruar vendime për emërime të diplomatëve dhe konsujve, si dhe ngritje në gradë në mënyrë të kundërligjshme… Kjo praktikë e kundërligjshme nuk është ndërprerë asnjëherë dhe vendimet e tilla duhet të shpallen të pavlefshme”, thuhet tutje në raport.
Në raport, Sindikata ia ka rikujtuar Ministrisë secilën kategori shkeljesh.
Në mesin e një sërë rekomandimesh të Sindikatës, gjendet edhe një rekomandim për presidentin Thaçi.
“Presidenti i Republikës, të mos dekretojë shefa të misioneve diplomatike pa u mbajtur seanca dëgjimore për kandidatin e propozuar nga Qeveria në Komisionin për Punë të Jashtme dhe pa u qartësuar se nga shteti pranues është dhënë agrementi për personin të cilin e propozon për shef të misioniut në atë shtet, ashtu si e paraseh Konventa e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike”, thuhet në letrën e Shoqatës Sindikale.
KTV kishte raportuar për disa emërime të jashtëligjshme, derisa ndër të tjerash, kishte gjetur se katër anëtarë të emëruar të stafit konsullor kishin lidhje me parti politike.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane Pavarësisht javës zyrtare të gjatë të punës, Zvicra mbetet nën mesataren e Evropës... -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse















