Muzikë
Slloveni: Koncert për mërgimtarë “Ditët e kulturës shqiptare”
Me një koncert për mërgimtarë nisën “Ditët e kulturës shqiptare” në Kopër të Sllovenisë, të cilat u organizuan nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe shoqata “Iliria”.
Në simpoziumin e pestë, i cili u mbajt në Qendrën historike të Koprit, u promovua numri i shtatë i revistës “Gjuha e vjetër shqipe në Istër”.
Simpoziumin e hapi Heset Ahmeti, kryetar i shoqatës “Iliria”, i cili foli për botimin e kësaj reviste.
Po ashtu, panelistët -ambasadori i Shqipërisë, z.Pëllumb Qazimi, zv. ambasadori i Gjermanisë, dr. Bernhart Hauer, albanologu Paolo Muner, Ndue Lazri, shkrimtar, dhe Gëzim Muçolli dhe slloveni Peter Štoka referuan për gjuhën shqipe dhe toponimet shqiptare në Istër.
U vlerësua shumë i rëndësishëm botimi për herë të parë I doreshkrimit të albanologut slloven Jernej Kopitar në vitin 1829.
Vlen të theksohet se z. Shtoka ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për zbulimin e gjurmëve të hershme shqiptare në Slloveni.
Në këtë simpozium morën pjesë edhe ambasadori i Kosovës në Slloveni, z. Avni Katrati, përfaqësues të shoqatave në Slloveni, të atyre në Itali etj.
Pas simpoziumit, në teatrin e qytetit, në prani të shumë personaliteteve të jetës politike e kulturore, si kryetarit të komunës Koprit, dhe shumë bashkatdhetarëve u dha koncerti i tenorit të njohur shqiptar Kastriot Tusha. Tenori Tusha, i cili u përcoll nga pianistja Lule Elezi, interpretoi pjesë të zgjedhura të kompozimeve shqiptare. /Albinfo.ch.




Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit














