Bota
Snowden kërkon azil nga Franca
Ish-kontraktori i Agjencisë për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Edward Snowden, i bëri thirrje presidentit të Francës, Emmanuel Macron, që t’i ofrojë azil.
Snowden, i cili pritet të publikojë librin e tij “Permanent Record”, jeton në Rusi që nga viti 2013, kur edhe ka zbuluar detaje të programeve sekrete të mbikëqyrjes nga inteligjenca amerikane, përcjell albinfo.ch.
Në një intervistë për radion franceze Inter, të transmetuar të hënën, Snowden tha se “mbrojtja e informatorëve nuk është veprim armiqësor” dhe se ai mendon se ka të drejtë të ketë status të mbrojtur në Francë.
Snowden ka aplikuar për azil në Francë në vitin 2013, kur president i këtij vendi ka qenë Francois Hollande, por nuk e ka fituar.
Ai ka kërkuar azil edhe në disa vende të tjera.
Libri i Snowdenit do të publikohet më 17 shtator në rreth 20 vende, përfshirë Francën.
Presidenca e Francës nuk ka dalë ende me asnjë koment.
Shumë aktivistë të të drejtave të njeriut e shohin Snowdenin si hero, por autoritetet në Shtetet e Bashkuara duan që ai të gjykohet për spiunim.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër Në vitin 2023, kantoni i Basel-Stadt kishte incidencën më të lartë të biçikletave të vjedhura, me...
-
Gjeneva, më e pasur
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’