Lajme
Spitalet nuk ka gjasa të mbingarkohen nga Omicroni
Ka pasur shqetësime se përhapja kaq e vrullshme e infektimeve me Omikron do të rriste dramatikisht numrin e të shtruarve nëpër spitale. Por, një studim i fundit ka sjellë optimizëm se kjo nuk do të ndodhë.
Studiuesit nga Zvicra dhe Gjermania thonë se varianti Omicron nuk ka gjasa të shtyjë sistemet e kujdesit shëndetësor në mbingarkesë.
Omicron është dukshëm më infektues, por në dukje më pak i rëndë se varianti Delta, tha të enjten Zyra e Laboratorëve Federalë për Shkencën dhe Teknologjinë e Materialeve, përcjell albinfo.ch.
Një ekip ekspertësh modeloi skenarë të ndryshëm për muajt e ardhshëm për Zvicrën dhe Gjermaninë fqinje, duke përdorur tri nivele të veçanta të riprodhimit viral – 1.3, 1.5 dhe 1.8 si skenarin më të keq.
“Varianti Omicron nuk ka gjasa të shkaktojë një numër rekord të pranimeve në ICU (…) edhe në kushte të pafavorshme”, thuhet në një deklaratë.
Megjithatë, ata paralajmërojnë se mbeten disa rreziqe, veçanërisht mungesa e stafit në spitale dhe kapacitetet e kufizuara në diagnostikimin e Covid, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














