Lajme
Stefanoviq thotë se Serbia respekton vendimin e UNMIK-ut për zgjedhjet
Qeveria e Serbisë duket se ka hequr dorë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale në territorin e Kosovës edhe pse nuk e ka deklaruar zyrtarishtë.
Shefi i delegacionit serb në dialogun Kosovë – Serbi, Borisllav Stefanoviq, ka thënë se qeveria në Beograd e respekton këtë qëndrim pasi misioni i përkohshëm i OKB-së në Kosovë është i vetmi që mund ta interpretojë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“UNMIK-u është mbikëqyrësi i vetëm politik i Rezolutës 1244. Ky mision nuk është më aq i rëndësishëm, por ata janë të vetmit që e mbikëqyrin atë. Ne i pyetëm ata për zgjedhjet dhe ata na thanë se nuk mund të lejojnë zgjedhje lokale në Kosovë dhe ne e respektojmë atë përgjigje”, ka thënë Stefanoviq.
Qeveria e Serbisë, megjithatë, nuk thotë se kjo nënkupton vendim final të shtetit fqinj të Kosovës për zgjedhjet.
Beogradi jozyrtarisht e pranon se nuk ekziston asnjë formulë tjetër që do të mundësonte mbajtjen e zgjedhjeve për pushtetin lokal në territorin e Kosovës.
Një tjetër zyrtar i Qeverisë së Serbisë ka thënë në kushte anonimiteti se Qeveria e Serbisë as që po merret më me këtë çështje pasi e di që asgjë nuk mund të bëhet në këtë drejtim. /albinfo&zëri/
E-Diaspora
-
smzh ag hap filialin e 13-të në Sursee Kompania e njuhur smzh ag ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në zhvillimin e saj... -
Inxhinierët shqiptarë në Zvicër organizojnë cikël webinaresh për shkëmbimin e njohurive profesionale -
Urimi i LAPSH “Naim Frashëri” për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit -
Gjenevë: U debatua për integrimin e gruas shqiptare në Zvicër dhe u prezantua nisma “Zëri i Gruas LIRA” -
Hoxha për 7 Marsin: Mësuesit ndërtojnë urën mes diasporës dhe Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Paga minimale në Gjenevë ulet për punët verore Me uljen e votuar të dielën dhe të kritikuar nga e majta dhe sindikatat, paga minimale... -
Ekzekutivi i Cyrihut “rrëshqet” tutje në të majtë -
Avdilit nuk i mjaftojnë votat për kryetar të Cyrihut -
Ministri zviceran i mbrojtjes kritikon vendet që zhvillojnë luftëra -
Katër arsye për numrin e ulët të “rasteve të ftohta” të zgjidhura në Zvicër










